Konkurs pune për pozitën: Graphic Designer

Hallakate

March 30, 2021

hallakate - konkurs pune

Hallakate është agjencia e parë pure-play në Kosovë që ofron shërbime të specializuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës në media sociale.

Ne po rritemi dhe kemi nevojë për njerëz me energji dhe të interesuar që t’i bashkëngjiten ekipit tonë.

Jemi në kërkim të kandidatëve potencial për pozitën e Graphic Designer. Kjo pozitë i raporton Head of Creative 

Përshkrimi i punës:

Ne po kërkojmë një Graphic Designer i cili i posedon njohuritë e mëposhtme:

?Të ketë pervojë në krijim të përmbajtjes vizuale
?Të ketë vetiniciativë dhe të jetë në gjendje të menaxhoj detyrat dhe përgjegjësite e ekipit të dizajnit
?Të ketë të zhvilluar mendimin kritik dhe të jetë në gjendje të krijojë koncepte dhe ide të reja
?Të ketë njohuri të programeve: Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign (Bonus nese din Adobe After Effects)
?Të ketë aftësi të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe Team Player
?Të ketë minimum +2 vite përvojë pune në fushën e dizajnit
?Të posedojë portfolio i cili duhet të përmbajë përmbledhje vizuale të projekteve të realizuara nga përvojat e mëhershme (E obligueshme)

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

? Pjesëmarrja ne takime me ekipin udhëheqës për të kuptuar kërkesat specifike sipas planit të aprovuar nga klienti
? Dizajnimi i kampanjave dhe përmbajtjes për Rrjetet Sociale sipas planit
? Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dixhital (Social Media, Copywriting)
? Përcjellja e trendeve botërore rreth botës dixhitale dhe i uritur per avancim
? Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në ekip
? I Raporton te Creative Director

Pse duhet të punoni në Hallakate?

✅ Ne jemi agjencia lidere e Mediave Sociale në Kosovë
✅ Mjedisi ynë i punës promovon sigurinë, rritjen dhe arritjen e objektivave të punonjësve tanë
✅ Ju do të keni mundësi të kontriboni me ide për secilin klient të kompanisë. Ne bashkarisht do të caktojmë prezencën dhe përmbajtjen online të klientëve tanë
✅ Klientët e Hallakate i përkasin industrive të ndryshme, andaj ju do të keni mundësinë të krijoni përmbajtje të shumë natyrave për klientët tanë
✅ Secili punëtor i Hallakate është lojtar kyç, ku suksesi i secilit është  sukses i kompanisë
✅ Vlerat që na përcjellin ne si Hallakate janë: rritja, kreativiteti, argëtimi dhe ndikimi
✅ Paga startuese 400-600 Euro (Sipas vlersimit dhe përvojës)

Nëse besoni se jeni kandidati i duhur për ekipin tonë, dërgoni CV-në dhe portfolion (obligative)[email protected]

Konkursi është i hapur deri me datën 27 Janar 2021 ora 17:00h.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Suksese!

Shpërndaje në