Konkurs për punë

A jeni të interesuar për punë në një ndër industritë më dinamike në Kosovë? Ju lutem na kontaktoni!

Pozitat e hapura:

Graphic Designer

Dizajneri i Mediave Sociale është përgjegjës për zhvillimin dhe dizajnimin e koncepteve dhe materialeve të ndryshme kreative për kompaninë (HALLAKATE) dhe klientët duke përfshirë mediat elektronike e sociale.

PËRGJEGJËSITË KYÇE TË PUNËS

  • Kontribon në procesin kreativ në takimet e kompanisë dhe klientëve
  • Propozon zgjidhje kreative të problemeve – “Design Thinking”
  • Të punojë në ekip me departamentin e social media dhe departamentet tjera përkatëse për krijimin e përmbajtjes per platfomat: Facebook, Instagram, Linkedin, Web.
  • Dizajnimi dhe krijimi i manualit për identitetin vizuel të kompanisë
  • Dizajnimi dhe paraqitja e identitetit të kompanisë në media elektronike, panaire, materiale promovuese: fllajera, katalogje, postera, vizitkarta e materiale tjera për nevoja të kompanisë
  • Të identifikoj dhe ndjek trendet e reja të dizajnit grafik
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara
  • Konceptim të ideve të reja kreative për kompaninë dhe klientët
  • Kontribon në procesin kreativ në organizatë
  • Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve
  • Ndihmon aftësimin profesional të stafit të ri në kompani (Design)

Apliko duke dërguar CV-ne dhe portfolio në info (at) hallakate.com

Kushtet: Ambient modern i punës, ekip fantastik, mundësi per zhvillim, pagë konkurruese

Afati per aplikim: 24.09.2018

 

Office Administrator

Ne po kërkojmë kolegë me përgjegjësi organizimi dhe koordinimi të detyrave dhe procedurave administrative, në mënyrë që të sigurojë efektivitetin, efikasitetin dhe sigurinë e ekipit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i komunikimit të brendshëm.
  • Përgatitja dhe menaxhimi i kontratave me punëtorë, furnitorë dhe klientë përmes telefonit, emailit dhe postes.
  • Përgjegjës për arkivimin e të gjitha dokumenteve financiare dhe atë administrative.
  • Përgjegjës për mirëmbajtje, furnizime, porosi dhe faturime. Përcjellja e faturave të papaguara dhe komunikimi me klientë.
  • Organizimi i procedurave dhe veprimeve administrative brenda kompanisë.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e zyres dhe sallës se takimeve.
  • Të përcjellë emailin zyrtar të kompanisë, të kujdeset per informimin e personave përgjegjës dhe të përgjigjet në pyetjet e klientëve.
  • Përgjegjësi administrative për arritjen e objektivave dhe transparencës në kompani.
  • Mësimi i frymës së punës në Hallakate në mënyrë që të promovoj, shes, informoj dhe përcjellë kërkesat dhe pyetjet e klientëve.
    Kushtet dhe nevojat
  • Përvojë në financa, kontraktim, menaxhment, administratë ose pozitë asistuese së paku një(1) vit.
  • Njohje të procedurave dhe sistemit të menaxhimit brenda një kompanie.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohja e programeve kompjuterike Microsoft Office dhe Google Apps.
  • Vëmendje të kushtuar në detaje dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të zhvilluara në planifikim dhe organizim.
  • Të jetë prezent dhe aktiv në mbledhjet e stafit, ku kërkohet përkushtim dhe kreativiteti.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe qe i njeh vlerat e punëtorëve.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.

Afati per aplikim: ASAP  ( Konkursi është i hapur deri sa te plotësohet pozita)

Apliko duke dërguar CV-ne në info (at) hallakate.com