Konkurs pune për pozitën: Account Manager

Hallakate

October 6, 2021

Hallakate është agjencia e parë pure-play në Kosovë që ofron shërbime të specializuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës në media sociale.\

Po kërkojmë një Account Manager me përvojë, që të drejtojë dhe zhvillojë fund e krye proceset e menaxhimit të marrëdhënieve me klient , duke i raportuar tek CEO.

Account Manager të zotërojë këto detyra dhe përgjegjësi:

-Të organizojë takime me klientë dhe të shërbejë si pikë lidhëse mes tyre dhe ekipit
-Të kuptojë dhe interpretojë drejt kërkesat/objektivat e klientëve
-Të shërbejë si personi kryesor kontaktues në mes të klientëve dhe ekipit
-Të koordinoj aktivitetet ditore duke siguruar që ato kryhen brenda afateve kohore të parapërcaktuara
-Të bashkëpunojë me partnerët e biznesit, ekipin kreativ dhe ekipin e produksionit, në mënyrë që projektet të përmbyllen suksesshëm
-Të mbikëqyrë të gjitha fazat e kampanjave/projekteve me kujdes në mënyrë që ekzekutimi i tyre të jetë i suksesshëm
-Të përpiloj raporte përgjatë apo edhe pas përfundimit të projekteve për të mbajtur klientët dhe ekipin në dijeni
-Të kryej detyra administrative që ndihmojnë klientët/ekipin të jenë të organizuar dhe të menaxhuar mirë gjatë gjithë kohës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë:

-Të diplomuar (Bachelor) në një fushë relevante me pozitën e Account Manager / Project Manager
-Së paku 3 vjet përvojë në këtë pozitë apo një pozitë të ngjashme
-Aftësi vendimmarrëse, prioritizuese, planifikuese dhe organizative
-Mendësi të një ndërmarrësi/je dhe etikë pune
-Shkathtësi të kryerjes të disa a shumë punëve në të njëjtën kohë, menaxhimit të disa projekteve njëkohësisht dhe përshtatjes në një ambient dinamik
-Një ide të qartë mbi zhvillimin e kampanjave kreative dhe produksionit që nga fillimi deri në fund, duke përfshirë media dhe kanale të ndryshme digjitale
-Vetëbesimin e duhur për të fituar besimin e klientëve në punën tonë
-Aftësi komunikimi, bashkëpunimi, argumentimi dhe ndikimi me klientë me qëllim të përmirësimit të performancës
-Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi në të folur dhe në të shkruar të shqipes dhe anglishtes
-Optimizmin për të caktuar caqe të larta dhe motivin për të punuar drejt tyre

Pse duhet të punoni në Hallakate?

✅ Ne jemi agjenci lidere e Mediave Sociale në Kosovë
✅ Ju do të keni mundësi të kontriboni me ide për secilin klient të kompanisë.
✅ Klientët e Hallakate i përkasin industrive të ndryshme, andaj ju do të keni mundësinë të bashkëpunoni me klient të ndryshëm dhe te mesoni prej tyre.
✅ Secili punëtor i Hallakate është lojtar kyç dhe suksesi i secilit është sukses i kompanisë
✅ Vlerat që drejtojnë punën tonë janë: rritja, kreativiteti, argëtimi dhe ndikimi

Nëse besoni se jeni kandidat i duhur për ekipin tonë, dërgoni CV-në në [email protected]

Konkursi është i hapur deri me datën 25 Tetor 2021.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!

Suksese!

Shpërndaje në