Konkurs pune për pozitën: Graphic Designer

Hallakate

September 11, 2020

hallakate - konkurs pune

Ne po rritemi dhe kemi nevojë për njerëz me energji, kurioz edhe të gatshëm për me u rritë profesionalisht bashkë me ne.

Jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Graphic Designer

PËRGJEGJËSITË:

👉 Të ketë njohuri të mira në softuerët për dizajn dhe krijim te përmbajtjes.
👉 Të jetë kreativ dhe inovativ në përdorimin e teknikave dhe metodave të Graphic Design.
👉 Të ketë njohuri teknike të konsiderueshme mbi konceptet e përgjithshme të dizajnit digjital.
👉 Të jetë i familjarizuar me trendet dhe teknikat e dizajnit digjital (Social Media Design, Ad Banner)
👉 Të jetë i saktë dhe i vëmendshëm në detaje.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

👉 Preferohet studime bachelor në dizajn grafik apo ekuivalente.
👉 1-3 vite përvojë pune në fushën e Graphic Design
👉 Preferohet trajnime te përfunduara në fushën e dizajnit digjital dhe kreativitetit.
👉 Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
👉 Aftësi të mira në Photoshop / Illustrator.
👉 Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në ekip, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.

PËR NE:

Hallakate është agjencia e parë pure-play në #Kosovë që ofron shërbime të specializuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës suaj në media sociale.

OFERTA:
👉 Orar te plote te punës, prej të hënës deri të premten.
👉 Laptop personal me pajisje përcjellëse.
👉 Mbështetje te zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
👉 Mundësi për të punuar në projekte kreative për brende të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Nese ju jeni ky person, ju lutemi dërgoni një CV dhe portfolio në [email protected] me titull: Aplikim për pozitën – Graphic Designer 

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më: 17.09.2020 | 20:00h 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.

Shpërndaje në