Konkurs pune për pozitën: Lead Graphic Designer

Hallakate

November 4, 2020

hallakate - konkurs pune

Hallakate është agjencia e parë pure-play në Kosovë që ofron shërbime të specializuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës në media sociale.

Ne po rritemi dhe kemi nevojë për njerëz me energji dhe të interesuar që t’i bashkangjiten ekipit tonë.

Jemi në kërkim të kandidatëve potencial për pozitën e Lead Graphic Designer.

Përshkrimi i punës:

Ne po kërkojmë një Lead Graphic Designer i cili i posedon njohuritë e mëposhtme:

👉Të ketë njohuri në krijim të përmbajtjes, vizuale si dhe tipografisë
👉Të ketë vetiniciativë dhe të jetë në gjendje të menaxhoj detyrat dhe përgjegjësite e ekipit të dizajnit
👉Të ketë njohuri në krijim të brendit, marketingut dixhital dhe reklamimit
👉Të ketë të zhvilluar mendimin kritik dhe të jetë në gjendje të krijojë koncepte dhe ide të reja
👉Të ketë njohuri të shkëlqyera të programeve: Adobe Illustrator, XD, Photoshop
👉Të ketë aftësi të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe prezantuese
👉Të ketë aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale
👉Të ketë minimum 5 vite përvojë pune në fushën e dizajnit dhe të ketë minimum 2 vite përvojë pune në menaxhimin e dizajnerëve të rinjë
👉Të posedojë portfolio i cili duhet të përmbajë përmbledhje vizuale të projekteve të realizuara nga përvojat e mëhershme

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

👉 Mbikqyrja, udhëzimi dhe menaxhimi i ekipit të dizajnit grafik
👉 Pjesëmarrja ne takime me klientë për të kuptuar kërkesat specifike  të tyre sa i përket pjesës së kreativës
👉 Dizajnimi i kampanjave dhe përmbajtjes për Rrjetet Sociale
👉 Komunikimi i informatave dhe kampanjave të kompanisë tek audienca përmes dizajnit
👉 Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dixhital
👉Bashkëpunimi me partnerët tanë të jashtëm;(video,web,media)
👉 Përcjellja e trendeve botërore rreth botës dixhitale

Pse duhet të punoni në Hallakate?

✅ Ne jemi agjencia lidere e Mediave Sociale në Kosovë
✅ Mjedisi ynë i punës promovon sigurinë, rritjen dhe arritjen e objektivave të punonjësve tanë
✅ Ju do të keni mundësi të kontriboni me ide për secilin klient të kompanisë. Ne bashkarisht do të caktojmë prezencën dhe përmbajtjen online të klientëve tanë
✅ Klientët e Hallakate i përkasin industrive të ndryshme, andaj ju do të keni mundësinë të krijoni përmbajtje të shumë natyrave për klientët tanë
✅ Secili punëtor i Hallakate është lojtar kyç, ku suksesi i secilit është  sukses i kompanisë
✅ Vlerat që na përcjellin ne si Hallakate janë: rritja, kreativiteti, argëtimi dhe ndikimi
✅ Paga startuese 900 Euro

Nëse besoni se jeni kandidati i duhur për ekipin tonë, dërgoni CV-në dhe portfolion në [email protected]. Konkursi është i hapur deri me datën 13 Nëntor 2020 ora 17:00h.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Shpërndaje në