Merita Gashi

SMM & Content Writer

Më gjej online

Merita Gashi

SMM & Content Writer

Unë jam Merita, në Hallakate mbaj pozitën social media manager & content writer

Përvoja

Studimet në degën e Marketingut në Universitetin e Prishtinës, ma shtuan kuriozitetin rreth botës së marketingut, kjo edhe arsye pse vendosa që të fokusohem në marketingun dixhital dhe reklamimin online. Gjatë dy viteve të fundit kam menaxhuar rrjetet sociale për klientë vendor dhe ndërkombëtarë dhe së fundi i jam bashkangjitur ekipit të Hallakate. Përpos përvojës, kam përcjellur edhe trajnime të ndryshme kryesisht online të cilat kanë përforcuar aftësitë dhe teknikat e menaxhimit të rrjeteve sociale.

Hobi

Vullnetarizmi është një ndër aktivitetet kryesore që i konsideroj si hobi, tash e disa vite jam anëtare në Rotaract Club Illyrian ku kam qenë pjesë e punëtorive dhe aktiviteteve të shumta ku edhe kam ndihmuar në menaxhimin dhe distribuimin e projekteve. Gatimi është proces i cili sjell kënaqësi dhe reklaksim për mua dhe Hiking ku përmes ecjeve në natyrë dhe caktimit të synimeve për ngjitje të larta më bëjnë të ndihem e kompletuar dhe gati për ekzekutimin e detyrave gjatë javës.