Nita Qahili

Social Media Designer

Arbenita

Më gjej online

Nita Qahili

Social Media Designer

Tung,

Unë jam Nita Qahili. Jam punëtorja e dytë e Hallakates.

I përkas pjesës së kreativës në Hallakate. Puna ime në Hallakate është dizajnimi i koncepteve të cilat i përshtaten eksperiencave të përdoruesve në rrjetet sociale. Unë në rolin e dizajnerës bashkë me ekipin e hatashëm të Hallakatës krijojmë kampanja që tërheqin vëmendjen e masës si dhe kanë ndikim afatgjatë.

Përvoja

Përveç që jam rrit në frymë të artit, kam studiuar Dizajn Grafik dhe Gjuhë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa masterin përveq që e kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Dizajn, njëkohësisht e kam përfunduar edhe në Art, Kulturë e Shoqëri që është një përmbledhje më e gjerë e Menaxhimit të Artit në Universitetin Erasmus në Rotterdam.

Prej fëmijërisë kam qenë pjesë e projekteve të ndryshme kulturore. Me kalimin e kohës, kam filluar të jem pjesë e ekipeve që kanë organizuar aktivitete të kësaj natyre. Njëkohësisht, kam marrë pjesë në ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Kam përvojë si dizajnere grafike, menaxhere e artit dhe kuratore.

Hobi

Kur jam offline e udhëheqi Galerinë Qahili, njërën nga galeritë e para private të artit në Kosovë, ku bëjmë aktivitete të ndryshme të fushës së artit dhe kulturës. Përndryshe i shijoj udhëtimet nëpër vende të ndryshme dhe të takoj kultura të reja.