Rrita Reka

Key Account and Copywriter

Reka 1

Më gjej online

Rrita Reka

Key Account and Copywriter

Tung,

Unë jam Rrita.

Puna ime në Hallakate është një kombinim i dy fushve të ndryshme, të dyja të dashura për mua, ajo e menaxhimit të klientëve, stafit dhe shkrimi i përmbajtjes kreative. Dmth. atë që ti e lexon, unë e shkruaj.

Përvoja

Kam diplomuar në drejtimin Biznes & Ekonomi, në Universitetin e Evropës Juglindore ku edhe aktualisht i ndjek studimet në drejtimin MBA. Ndër tjerash, kam vijuar edhe programe e trajnime të ndryshme, kryesisht në fushën e marketingut, menaxhmentit dhe lidershipit të cilat më kanë ndihmuar edhe më shumë në formimin e karrierës time.

Sfidat janë të ëmbla, andaj, e kam sfiduar vetën në disa fusha të ndryshme profesionale si psh. në hoteleri, administratë, organizim eventesh, gazetari, menaxhment, e krejt në fund, ajo që më është përshtatur më së shumti marketing dhe krijim i përmbajtjës kreative. Krejt kjo më ka mundësuar që të marrë pak nga çdo përvojë dhe më ka ndihmuar në pikëpamjet e mija kreative.

Tash e ca kohë, i jam bashkangjitur super ekipës së Hallakatës, ku së bashku krijojmë dhe komunikojmë gjëra të bukura, interesante dhe të veçanta.

Hobi

Përpos punës, atëherë kur kam kohë të lirë, pëlqej të përcjellë filma prej regjisorëve të ndryshëm botëror, kryesisht atyre evropian. Ndër tjerash, kam dëshirë të vizitojë vende të reja, të shkruaj storje të lezetshme dhe të kalojë kohë me shoqëri të mirë.