Ekspertizën tonë më së miri e dëshmojmë kur ua përcjellim të tjerëve. Trajnimet dhe puntoritë e dizajnuara nga ne, ju ndihmojnë të keni një kuptim teorik dhe praktik mbi mediat sociale. Të gjitha këto mundemi t'i përshtasim sipas nevojave të veçanta të biznesit tuaj, duke u bazuar në nivelin e përvojës, industrinë dhe objektivat e mësimit. Trajnimet tona ju sigurojnë aftësitë, njohuritë dhe praktikat më të mira ashtu që të përfitoni sa më shumë nga mediat sociale për rritjen e biznesit tuaj.
Shërbimi i parë dhe më i rëndësishëm në Hallakate, ku ne zbulojmë gjithçka rreth prezencës tuaj online. Fillojmë duke lexuar të dhënat tuaja, pastaj sigurojmë një raport i cili do t'iu ndihmon të kuptoni audiencën dhe përformancën e përmbajtjes tuaj. Këto të dhëna do të tregojnë se çka ka funksionuar, çka jo dhe çfarë po bën konkurrenca. Ky raport do të përfshijë gjithashtu rekomandimet tona profesionale të cilat mundeni t'i implementoni menjëherë për të përmirësuar rezultatin e biznesit tuaj.
Ne ofrojmë "à la carte" sesion këshillimi 90-minutësh javor të personalizuar për nevojat e biznesit tuaj. Qasja jonë e këshillimit është e drejtëpërdrejtë - ulemi krahë për krah që të kuptojmë biznesin dhe industrinë në të cilën veproni ashtu që të caktojmë qëllimet dhe objektivat e prezencës dhe strategjisë tuaj online. Ky shërbim është i përshtatshëm për pronarët e bizneseve dhe ekzekutivët e lartë.
Qasja jonë e orientuar në të dhëna, na ndihmon të rrisim prezencën tuaj në media sociale, përmes postimeve kreative, tërheqëse dhe ndikuese. Duke menaxhuar prezencën tuaj online, ne ndihmojmë në rritjen e vetëdijësimit ndaj brendit tuaj, angazhimit dhe trafikut në website. Ne punojmë si pjesë përbërëse e ekipës tuaj, duke ndihmuar kështu në ndërtimin dhe ekzekutimin e strategjisë tuaj online.
Me më shumë se 7 vjet përvojë në menaxhim të kampanjave në media sociale, ekipi jonë përdorë metoda të dëshmuara targetimi për të bërë lokalizimin e saktë të demografisë dhe arritjen e audiencës së saktë me shpenzime të ulëta. Ekipi jonë prej ekspertësh fokusohet në përformancën e reklamave, duke e ndërtuar kampanjën në atë mënyrë që të arrijë objektivat dhe suksesin përmes reklamave në Facebook dhe Instagram, LinkedIn ads, Twitter ads, Snapchat ads, Telegrafi Ads dhe Gjirafa Ads. etj...
Ne jemi krenar që kemi prodhuar disa prej përmbajtjeve më VIRAL në Kosovë. Ne jemi një ekip multidisiplinor që krijon ide dhe koncepte kreative për t'i dhënë formë tregimit që doni ta ndani online. Duke krijuar përmbajtje, ne informojmë, edukojmë dhe frymëzojmë audiencën tuaj që të ndërmarrin veprime. Edhe përkundër ndryshimeve që ndodhin në fushën dixhitale, ne jemi gjthmonë në hap me trendet &shprehitë e fundit dhe mënyrat e reja të konsumimit të përmbajtjes.
Pixels | Bashkëpunëtori jonë për video është një prej produksioneve më të mëdha në rajon duke specializuar në video, media, produksion, reklamim dhe marketing. Të gjitha video projektet tona janë të prodhuara në bashkëpunim me Pixels.
Kutia | Bashkëpunëtori jonë për IT është një prej kompanive më të suksesshme në rajon duke specializuar në dizajne të webfaqeve, front-end/back-end development, E-Commerce dhe mbështetje teknike. Të gjitha web projektet tona janë të zhvilluara në bashkëpunim me Kutia.
Honedon | Bashkëpunëtori jonë për brendim është një prej agjencive udhëheqëse të marketingut në rajon duke specializuar në brendim, reklamim dhe promovim. Të gjitha brand projektet tona janë të krijuara në bashkëpunim me Honedon.