Trajnim për Media Sociale
Ekspertizën tonë më së miri e dëshmojmë kur ua përcjellim të tjerëve. Trajnimet dhe puntoritë e dizajnuara nga ne, ju ndihmojnë të keni një kuptim teorik dhe praktik mbi mediat sociale. Të gjitha këto mundemi t'i përshtasim sipas nevojave të veçanta të biznesit tuaj, duke u bazuar në nivelin e përvojës, industrinë dhe objektivat e mësimit. Trajnimet tona ju sigurojnë aftësitë, njohuritë dhe praktikat më të mira ashtu që të përfitoni sa më shumë nga mediat sociale për rritjen e biznesit tuaj.
Auditim i Mediave Sociale
Shërbimi i parë dhe më i rëndësishëm në Hallakate, ku ne zbulojmë gjithçka rreth prezencës tuaj online. Fillojmë duke lexuar të dhënat tuaja, pastaj sigurojmë një raport i cili do t'iu ndihmon të kuptoni audiencën dhe përformancën e përmbajtjes tuaj. Këto të dhëna do të tregojnë se çka ka funksionuar, çka jo dhe çfarë po bën konkurrenca. Ky raport do të përfshijë gjithashtu rekomandimet tona profesionale të cilat mundeni t'i implementoni menjëherë për të përmirësuar rezultatin e biznesit tuaj.
Konsulencë për Media Sociale
Ne ofrojmë "à la carte" sesion këshillimi 90-minutësh javor të personalizuar për nevojat e biznesit tuaj. Qasja jonë e këshillimit është e drejtëpërdrejtë - ulemi krahë për krah që të kuptojmë biznesin dhe industrinë në të cilën veproni ashtu që të caktojmë qëllimet dhe objektivat e prezencës dhe strategjisë tuaj online. Ky shërbim është i përshtatshëm për pronarët e bizneseve dhe ekzekutivët e lartë.
Menaxhim të Mediave Sociale
Qasja jonë e orientuar në të dhëna, na ndihmon të rrisim prezencën tuaj në media sociale, përmes postimeve kreative, tërheqëse dhe ndikuese. Duke menaxhuar prezencën tuaj online, ne ndihmojmë në rritjen e vetëdijësimit ndaj brendit tuaj, angazhimit dhe trafikut në website. Ne punojmë si pjesë përbërëse e ekipës tuaj, duke ndihmuar kështu në ndërtimin dhe ekzekutimin e strategjisë tuaj online.
Menaxhim të Kampanjave
Me më shumë se 7 vjet përvojë në menaxhim të kampanjave në media sociale, ekipi jonë përdorë metoda të dëshmuara targetimi për të bërë lokalizimin e saktë të demografisë dhe arritjen e audiencës së saktë me shpenzime të ulëta. Ekipi jonë prej ekspertësh fokusohet në përformancën e reklamave, duke e ndërtuar kampanjën në atë mënyrë që të arrijë objektivat dhe suksesin përmes reklamave në Facebook dhe Instagram, LinkedIn ads, Twitter ads, Snapchat ads, Telegrafi Ads dhe Gjirafa Ads. etj...
Krijim të Përmbajtjes Kreative
Ne jemi krenar që kemi prodhuar disa prej përmbajtjeve më VIRAL në Kosovë. Ne jemi një ekip multidisiplinor që krijon ide dhe koncepte kreative për t'i dhënë formë tregimit që doni ta ndani online. Duke krijuar përmbajtje, ne informojmë, edukojmë dhe frymëzojmë audiencën tuaj që të ndërmarrin veprime. Edhe përkundër ndryshimeve që ndodhin në fushën dixhitale, ne jemi gjthmonë në hap me trendet &shprehitë e fundit dhe mënyrat e reja të konsumimit të përmbajtjes.