fbpx

Rreth Nesh

Hallakate është agjencia e parë e mediave sociale në Kosovë. E themeluar në vitin 2016 nga Valon Canhasi, njëri ndër pionierët e kësaj fushe në Kosovë.

Hallakate | Agjencia e Mediave Sociale

Pse Hallakate?

Në Hallakate jemi online çdo ditë. Kjo na bën që të kuptojmë se kur, ku dhe kush është online. Leximi i të dhënave çdo ditë, të 1M përdoruesve aktiv në Kosovë, na bën që të kuptojmë shprehitë e tyre online. Të dhënat që i hallakatim, na ndihmojnë të gjejmë zgjidhje kreative për sfidat e klientëve tanë. 

Si mendojmë?

Kreativiteti është tipari kryesor i ekipit tonë. Andaj, edhe idetë tona reflektojnë në ndërveprimin njerëzor, në shprehitë, si dhe në marrëdhëniet e përdoruesve. Përmes këtyre veprimeve vërehet nevoja dhe mungesa, mbi të cilat gjenerohen ide kreative që sjellin zgjidhje reale. Përmes kreativitetit ne gjejmë shtigje të reja për të krijuar modele me anë të së cilave krijohen lidhje të reja me të zakonshmen.

Çka na bën të veçantë?

Ajo që na bën të veçantë është qasja jonë. Për çdo projekt që marrim përsipër, nisim duke i lexuar të dhënat, pastaj takohemi me ju dhe punojmë krahë për krah për të kuptuar qëllimin dhe industrinë tuaj. Ne punojmë së bashku që t’i vendosim qëllimet dhe objektivat e prezencës suaj online. Ne jemi gjithmonë të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë me ju, andaj ajo që na bën edhe më të veçantë dhe të dallojmë nga konkurrenca është se ne i qëndrojmë parimit një klient – një industri.

Si e masim suksesin?

Ne jemi kompani që punojmë drejt rezultatit. Kemi sukses atëherë kur idetë tona zgjidhin problemin e juaj dhe kur bashkëpunimi jonë arrin qëllimet biznesore. Përveç kësaj, arritja e objektivave të projekteve/kampanjave specifike të klientëve tanë, luan rol kyç. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me klientët tanë dëshmon suksesin tonë në këtë industri.

Vlerat Tona

Zhvillim

Ne e nxitim dhe e fuqizojmë mentalitetin rritës. Energjia individuale luan një rol të rëndësishëm drejt rritjes kolektive. Në ekipin tonë secili prej nesh mund të krijojë, jep mendim dhe të shfrytëzojë mundësinë për tu rritur.

Kreativitet

Çka përcjellim çdo ditë tek bashkëpunëtorët tanë, vjen si rezultat i asaj që përdorim për të krijuar ambientin, përmbajtjen dhe procesin e punës. Kjo kulturë është kreativiteti jonë.

Qef

Duke pasur një sens humori dhe mjedis të lumtur pune, ne krijojmë një energji pozitive për kreativitet të jashtëzakonshëm, shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve dhe rritje të vazhdueshme të ekipit.

Ndikim

Edhe pse me sens humori, ne e marrim punën seriozisht. Puna jonë është profesionale dhe e bazuar në rezultate. Në fund të ditës, kjo është ajo çka ne dhe klientët tanë dëshirojmë - bilanc pozitiv.

Historiku

01/11/2016

Hallakate, Agjencia e parë për Media Sociale në Kosovë.

2014 - 2016

Angazhim dhe konsulencë në projekte të ndryshme teknologjike dhe mediatike.

2013

Na lindi ideja që të dizajnojmë një aplikacion, prototip-in e të cilit e ndërtuam vetëm për disa orë. Rezultati: Ipko u bë klienti ynë.

  • Projekti: Ipko Menu App
  • Ideator: Valon Canhasi
  • Zhvillues: Bujar Mulliqi dhe Milot Shala
2012

Pas analizës se të dhënave nga Hallakate.com, erdhëm në përfundim që shprehia e përdoruesve online ka ndryshuar.

Sot përdoruesit shkojnë online për të zbuluar përmbajtje e jo për ta kërkuar atë.

Kjo na bëri të kuptojmë që ky model i biznesit nuk do të funksionon! Këtu e ndërpremë zhvillimin e Hallakate.com si makinë kërkimi.

2011

Hallakate.com u krijua në ICK në vitin 2011 gjatë aktivitetit  “Startup Weekend Prishtina”. Ideja ishte krijimi i makinës kërkimore e cila do të shfaqte vetëm rezultatet nga web faqet e Kosovës. U indeksuan me miliona faqe nga Kosova, u kërkuan në të më shumë se 15 mijë fjalë kyçe.

Online rezultuam me shumë vizita dhe kjo lindi nevojën për të treguar suksesin tonë në studio televizive si Klan Kosova, RTV21, KTV etj.