fbpx

Valon Canhasi

CEO | Social Media Strategist and Trainer

@redjakova

Më gjej online

Valon Canhasi

CEO | Social Media Strategist and Trainer

Unë jam Valon Canhasi, themelues i Hallakate.com.

Hallakate në fillim e fillova si ide për të zgjidhur problemin e “SEARCH” në Kosovë ku do të shfaqeshin vetëm rezultatet lokale (alla Google Kosova) … por e mësova shpejtë që shprehitë e përdoruesve në Kosovë kanë ndryshuar.

Sot shumica e përdoruesve hyjnë online për të zbuluar përmbajtje dhe jo për ta kërkuar atë.

Duke e parë që kjo shprehi tek ne është zhvilluar në masë, vendosa që Hallakate.com ta shndërroj në Social Media Agency e cila ofron shërbime të specializuara për biznese dhe individ mbi prezencën e tyre online.

Sot Hallakate është kompani që ndihmon bizneset të kenë sukses në media sociale nëpërmjet shërbimeve te konsulencës, menaxhimit dhe zhvillimit të prezencës online.

Me +20 vite përvojë në ekosistemin e mediave sociale, unë dhe ekipi që udhëheq, ndihmojmë organizatat dhe individët që të ndërtojnë audiencën dhe prezencën e tyre në platformat online.

Sot i shërbejmë klientëve liderë ne sferën e prezencës online, si Telegrafi.com, Gjirafa.com dhe shumë klientë të tjerë të suksesshëm në fushat e tyre.

Trajnime:

Një pjesë të kohës e ndajë për trajnime, ku gjatë viteve të fundit shërbej edhe si trajner në fushën e social media dhe digital marketing . Deri tani kam trajnuar mbi 1,000 studentë, duke kontribuar kështu në rritjen dhe zhvillimin e komunitetit të mediave sociale në Kosovë.

Angazhimet e fundit:

  • Trajner në ICK – Social Media Management.
  • Trajner në Universum/DMI – Digital Marketing.
  • Trajner në AUK – Social Media Management, Digital Marketing, Mobile Marketing.
  • Trajnime te specializuara për klientët tanë: Social Media Marketing, STAFF Coaching.