Qysh munden filterat e Instagramit me e ndihmu biznesin tënd?

Rreze Hoxha

March 29, 2021

Sfida

Filterat e Instagramit për Story u lëshuan në maj të 2017-tës dhe ngjanin shumë me ata të Snapchat-it. Këta filtera përdoreshin më së shumti për “selfie” dhe të paktëve iu shkonte mendja për ndryshe. Por, përdorimi i këtyre filterave për të fotografuar nga kamera kryesore mund të jetë bash mënyra e duhur për t’i përdorur ata në dobi të biznesit tënd.

A don me ia tregu të tjerëve biznesin tënd, shërbimet a produketet e juaja? Për të bërë të gjitha këto më të njohura për publikun, mund të krijosh filtera të personalizuar, domethënë të bërë enkas për biznesin tënd. Nëse hala nuk po i bjen në fije kësaj pune, po ta tregojmë një shembull…

Zgjidhja – Filterat e pesonalizuar

FërFër është një kompani që dizajnon dhe prodhon produkte tekstili për individë dhe biznese. Ky klient i joni njihet për përparëset e tyre në gjithë vendin dhe më larg. Ne iu propozuam të rregllonim një filter veç për ta, dhe kështu krijuam filterin e quajtur “Provo Përparësen”. Gjeje filterin në Instagram!

Ky filter të vendosë ty apo njerëzve të tjerë përparëset e FërFër. Mund t’i provosh disa lloje të përparësve dhe të shohësh se cila të rrin më mirë ty ose stafit tënd. Pra, ky është funksional, edukues dhe zbavites.

Nga njëra anë ndihmon klientët e interesuar në brendin a produktin tënd të zgjedhin çka të blejnë. E për ata që s’kanë dëgjuar për ndërmarrjen tuaj më parë, kjo është mundësia perfekte për të bërë bujë! Mos të harrojmë se 200 milion përdorues të Instagramit vizitojnë një profil biznesi në Instagram të paktën një herë në ditë. Përvec këtyre, është thjesht interesant! Jo vetëm që nuk bezdis konsumatorët, por ata edhe mund të kënaqen duke luajtur me filterat e kompanisë suaj!

Filterat e Instagramit

Mirë, mirë… Po e zëmë se të pëlqen ideja. Ka mbetë veç me e shpjegu qysh e tek. Ne që fryhemi se dimë për teknologji, filterave në fjalë iu thomë filtera AR (Augmented reality). Kjo do të thotë se këta filtera nuk vihen mbi një pamje ekzistuese, por e dallojnë pamjen që shfaqet dhe e ndryshojnë atë duke përdorur teknologjinë.

Filterat e Instagramit dhe benefitet

Dikur, vetëm profile të caktuara mund të krijonin filtera, edhe atë me ftesën e Instagramit. Tani mund t’i krijosh edhe ti! Përdor platformën Spark AR Studio dhe krijo filterin për biznesin tuaj!

Frekuentuesit e faqes tënde të biznesit do të mund t’i gjejnë shumë lehtë filterat që ke krijuar këtu?

Me filterat e Instagramit do të jeni më afër audiencës suaj, sidomos të rinjëve. Krijoni filtera me dizajne interesante dhe që përfaqësojnë më së miri ndërmarrjen tuaj. Pra, bëni biznesin tuaj më të qasshëm dhe më “cool”!

Shpërndaje në

Artikuj të tjerë