Trajnim për Menaxher të Rrjeteve Sociale

Hallakate

March 21, 2024

Behu SMM

Bëhu Social Media Manager (SMM)

Trajnimi i muajit Prill 2024 është zyrtarisht i hapur për aplikim. Në këtë trajnim pjesëmarrësit do të mësojnë se si të zotërojnë menaxhimin e rrjeteve sociale dhe kampanjat reklamuese. Ky është një kurs i nivelit të mesëm i krijuar për aftësimin e të gjithë atyre që janë të interesuar në rrjete sociale dhe që dëshirojnë të mësojnë se si menaxhohet prezenca online e një biznesi apo organizate.

Përshkrimi i Trajnimit Social Media Management

Ekspertizën tonë më së miri e dëshmojmë kur ua përcjellim të tjerëve. Trajnimet dhe punëtoritë e dizajnuara nga ne, ju ndihmojnë të keni një kuptim teorik dhe praktik mbi prezencën në rrjetet sociale. Andaj, ligjëruesi i këtij trajnimi Valon Canhasi do të ndajë me ju përvojën 11 vjeçare në trajnimin e menaxherëve të rrjeteve sociale, duke ju dhënë njohurinë dhe teknikat e nevojshme që të përfitoni sa më shumë nga secila platformë sociale. Trajnimin “Bëhu SMM” deri tani e kanë ndjekë mbi +550 pjesëmarrës!

Temat e Trajnimit Social Media 

1. Hyrje në rrjete sociale dhe në ekosistem të mediave sociale në Kosovë
– Si funksionon algoritmi
– Cila është shprehia e përdoruesve në Kosovë
– Cila është shprehia sipas gjeneratave në rrjete sociale
– Cila është platforma e cila përdoret me se shumti sipas audiencave
2. Si të hulumtoni dhe të definoni target audiencën (Persona)
– Cila është shprehia e kërkimit ne Google dhe si me përdor Google Trends për me i kuptu trends
– Si me i definu qëllimet e biznesit dhe qëllimet e kampanjave
– Cka eshte Meta Audience Insights edhe si ta përdorim per te definuar target audiencën
– Si me i definu audiencën ne baze te te dhenave demografike, nevojave dhe shprehive
3. Si të ndërtoni prezencën online në Facebook dhe Instagram si biznes apo organizatë
– Si të lexoni të dhënat dhe si ti interpretoni ato
– Si të organizoni kampanjat me Facebook Ads Manager
– Si të definoni objektivat e kampanjave dhe KPI-s
– Si të definoni buxhetin e kampanjave
– Si të definoni procesin e “hinkës” te shitjes (AIDA)
– Si të menaxhoni shitjet në chat dhe ta undertone “Customer Support” processin
4. Kuptoni procesin e gjenerimit të ideve kreative
– Si të krijoni kalendarin e përmbajtjes (template)
– Si të krijoni COPY sipas objektives (CTA)
– Si te automatizoni proceset
5. Si të ndërtoni prezencën online në Instagram
6. Si të ndërtoni prezencën online në LinkedIn
7. Si të ndërtoni prezencën online në  X (ex-Twitter)
9. Këshilla për menaxhimin e rrjeteve sociale
– Tools për menaxhimin e rrjeteve sociale
– Tools për organizimin dhe planifikimin e punës
– Si ta perdorni intelegjencen artificiale
– Pyetje & përgjigje dhe përmbledhje
– TEST

BONUS – Perodorimi i ChatGPT per Social Media Manager’s

Kushtet dhe Përfitimet nga Trajnimi

Trajnimi është intensiv dhe në dy orare të ndryshme. Gjatë aplikimit zgjedh grupin i cili ju përshtatet më së shumti. 

Në këtë trajnim pjesëmarrësit duhet te kenë me veti:
– Laptop ose tablet
– Qasje në faqe dhe llogari reklamuese (Ad account)
– Vullnet dhe sens humori 🙂

Pjesëmarrësit pas këtij trajnimi do të jenë në gjendje të:
– Organizojnë prezencën online për biznesin/organizatën e tyre nëpër platformat e mediave sociale
– Definojnë objektivat e biznesit dhe objektivat e kampanjve
– Identifikojnë/krijojnë target audiencën e preferuar
– Konceptojnë dhe krijojnë kampanja në media sociale
– Krijojnë kalendar të përmbajtjes për të gjitha platformat e mediave sociale
– Menaxhojnë prezencën online dhe marrëdhëniet me klientët
– Krijojnë raporte mujore

Trajnimi Social Media Management (SMM) kushton 250 euro duke përfshirë TVSH-n (Pagesa bëhet pas konfirmimit të aplikimit dhe bëhet me transfer bankar).

Në fund të këtij trajnimi çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë të pjesëmarrjes dhe behet pjese e komunitetit ne grupin ne Facebook dhe ngjarjeve të organizuara nga HaPiTe.

Për te aplikuar zgjedh grupin i cili te përshtatet.
Vendet jane te limituara!

Grupi 1 – SMM

E hënë dhe e mërkurë.

Data: 04/03/2024- 01/04/2024

Orari: 17:00h-21:00h (me pauza te shkurta per kafe)

Kohëzgjatja: 36 orë +4 orë përkrahje pas trajnimit

Lokacioni: Hallakate, Rr. Rexhep Mala, nr. 29, Aktash, Kati 4 | Prishtine

Për më shumë na kontaktoni në: +383 49 829 400

Grupi 2 – SMM (Prill 2024)

E martë, e Enjte

Data: 11/04/2024- 09/05/2024

Orari: 17:00h-21:00h (me pauza te shkurta per kafe)

Kohëzgjatja: 36 orë + 4 orë përkrahje pas trajnimit

Lokacioni: Hallakate, Rr. Rexhep Mala, nr. 29, Aktash, Kati 4 | Prishtine

Për më shumë na kontaktoni në: +383 49 829 400 (Viber, What’s APP) 

* Përdor promocode (nëse ke) gjatë aplikimit për të përfituar zbritjen

Shpërndaje në

Artikuj të tjerë