Content Writing vs. Copywriting – Të njejta apo jo?

Rreze Hoxha

June 30, 2021

Represent writing

“Shkrimtar ky, shkrimtar aj!”. Jo! Përkundër të përbashkëtave që kanë, nuk është njejtë copywriting sikur content writing. Qashtu qysh Copywriter nuk e ka të njejtin rol me Content Writer. 

Ndoshta ke pa konkurs pune për të dyja edhe ke dashtë me ditë çka është dallimi. Ndoshta je punëdhënës dhe nuk po e din cili rol është ma urgjent ose ma i dobishëm për kompaninë tande. Ose ti je një Copywriter a Content Writer edhe thjesht po don me ja shpjegu prindërve të tu çfarë pune bën. Në të gjitha rastet, ky artikull është për ty!

Çka është content writing?

Content Writing është të shkruarit e përmbajtjeve të ndryshme online. Shumica e këtyre përmbajtjeve shkruhen me qëllim të marketingut online. Përmes content writing, bizneset ndërtojnë raport me audiencën e vet dhe përfundimisht i tërheqin ata për t’u bërë klient. Ato shkruajnë përmbajtje të ndryshme varësisht se ku është audienca në rrugëtimin e sajë. Po ashtu, për shkak se në Internet ka kaq shumë përmbajtje, një përmbajtje cilësore është vendimtare në gjetjen dhe krijimin e përshtypjes së mirë nga audienca.

Llojet e content writing

Artikuj
Blogje
Përmbajtje për web fqe
Buletin informativ (newsletters) për e-mail
Njoftime për shtyp
E-books (libra elektronik)
Rezultate kërkimi (White papers)
Libra
Revista
Poste të rrjeteve sociale
Përmbajtje për media tradicionale dhe
Podcast

Çka është copywriting?

Copywriting është të shkruarit e thënjeve të shkurta, të folura apo të shkruara. Është një ndër elementet më të rëndërishme të marketingut dhe reklamimit. Copywriting ka për qëllim me e nxitë dëgjuesin a lexuesin me vepru. Këtë copywriting tenton me e arritë duke qenë shokues, prekës, apo emocional. Njëherë, copywriting e bën marrësin e mesazhit të ndjejë, të befasohet, apo t’i shohë gjërat prej një perspektive tjetër. Pastaj e çon atë drejt një veprimi, qoftë kërkimit të kampanjës online, bashkëveprimit me të, apo blerjes së produktit a shërbimit.

Llojet e copy-ve

Reklama
Sllogane
Tituj
Përmbajtje për web faqe
Skenare promocionale apo reklamuese për media tradicionale
Kampanja
Skenare për video
Katalogje
Billborde
Broshura
Kartolina
Kënge reklamuese
Letra postale
Përmbajtje për rrjete sociale

Copywriting vs. content writing

Ndoshta veç i gjete disa të përbashkëta mes dyjave në këtë artikull deri tash. Përkundër tyre, copywriting dhe content writing dallojnë në përshkrim, në përmbajtje dhe qëllim. Domethanë, janë dy tipe të ndryshme të shkrimit. Copywriting është shkrim i teksteve më të shkurta dhe më popullore. Gjuha e përdorun është më shpesh jo formale. Content writing është shkrim i teksteve më të gjata me ton ma formal.

Derisa copywriting tenton me thanë shumë me pak fjalë, content writing thellohet në temë. Kjo për shkak se qëllimi i këtyre dyjave nuk është i njejti. Për me rrëmby vëmendjen e shikuesit edhe ma të nxanë, të duhet një Copywriter. Një Copywriter i zoti mundet me shty lexuesin edhe me e ndalë kerrin për me e kuptu për çka po bëhet fjalë në një reklamë në rrugë. Sepse qëllimi përfundimtar i një copywriter është shitja apo ndikimi. Derisa një content writer duhet të jetë dhe një studiues i mirë sepse qëllimi i tij është me informu edhe eduku audiencën e vet.

Content writing është i përqëndruar në ndërtimin e brand loyalty, SEO dhe trafiku në web. Ndërsa, Copywriting është i drejtuar kah konvertimi dhe shitja. Dallimi ka edhe në afatet kohore që përdorin. Një Content Writer mund të ketë më shumë në dispozicion pasi që i duhet të bëjë kërkim, nganjëherë të gjatë. Siguria e të dhënave me të cilat informon cakton kualitetin e punës së tij. Një Copywriter punon me limite kohore që ia cakton biznesi me të cilin punon, apo klientët e shumtë.

Të përbashkëtat

Është e rëndësishme me u thanë edhe njëherë që Copywriter edhe Content Writer janë dy profesione të ndryshme. Me qëllime, përgjegjësi, madje edhe eksperiencë relevante tjetër. Çka këto ndajnë mes veti është një bashkësi shkathtësish që i hyjnë në punë të dyjave. Ndër tjerash, këto janë: kreativiteti, ndikimi, aftësia për me tregu edhe me kriju diçka për të cilën flitet.

Çfarë ofrojmë ne

A s’u prezentova deri tash a? U, m’fal! Unë jam Rrezja, në Hallakate i kam dy role. E cilat tjera përveç këto për të cilat fola në këtë artikull. Ekipi i Hallakate-s ka një bagazh kreativ edhe profesional që shpesh herë ua lejon gati krejtve me u përzi në punë të mija. Ne i qëndisim përmbajtjet tona me shumë merak. Kjo vlen për Hallakte-n dhe të gjithë klientët që bashkëpunojnë me ne dhe gëzojnë përmbajtje multimediale. Prej postimeve organike, filtera të personalzuar, e deri te kornizat e Facebook-ut në shërbim të shoqërisë.

Shpërndaje në

Artikuj të tjerë