Trajnim për Menaxher të Rrjeteve Sociale

Hallakate

December 5, 2021

Hallakate

Bëhu Social Media Manager

Trajnimi i muajit Janar 2022 është zyrtarisht i hapur për aplikim. Në këtë trajnim pjesëmarrësit do të mësojnë se si të zotërojnë menaxhimin e mediave sociale dhe kampanjat reklamuese. Ky është një kurs i nivelit të mesëm i krijuar për aftësimin e të gjithë atyre që janë të interesuar në rrjete sociale dhe që dëshirojnë të mësojnë se si menaxhohet prezenca online e një biznesi apo organizate.

Përshkrimi i Trajnimit

Ekspertizën tonë më së miri e dëshmojmë kur ua përcjellim të tjerëve. Trajnimet dhe punëtoritë e dizajnuara nga ne, ju ndihmojnë të keni një kuptim teorik dhe praktik mbi rrjetet sociale. Andaj, ligjëruesi i këtij trajnimi Valon Canhasi do të ndajë me ju përvojën disa vjeçare në trajnimin e menaxherëve të rrjeteve sociale, duke ju dhënë njohurinë dhe teknikat e nevojshme që të përfitoni sa më shumë nga secila platformë sociale. Trajnimin “Bëhu SMM” deri tani e kanë ndjekë mbi 250 pjesëmarrës!

Temat e Trajnimit

1. Hyrje në rrjete sociale dhe në ekosistem të mediave sociale në Kosovë
– Si funksionon algoritmi
– Cila është shprehia e përdoruesve Kosovar
– Cila është shprehia sipas gjeneratave ne rrjete sociale
2. Si të hulumtoni dhe të definoni target audiencën (Persona)
– Cila është shprehia e kërkimit ne Google
– Cka eshte Audience Insights edhe si ta përdorim
3. Si të ndërtoni prezencën online në Facebook dhe Instagram si biznes apo organizatë
– Si të lexoni të dhënat dhe si ti interpretoni ato
– Si të organizoni kampanjat me Facebook Ads Manager
– Si të definoni objektivat e kampanjave dhe KPI-s
– Si të definoni buxhetin e kampanjave
– Si të definoni procesin e “hinkës” (AIDA)
– Si të menaxhoni shitjet në chat
4. Kuptoni procesin e gjenerimit të ideve kreative
– Si të krijoni kalendarin e përmbajtjes
5. Si të ndërtoni prezencën online në Instagram
6. Si të ndërtoni prezencën online në LinkedIn
7. Si të ndërtoni prezencën online në #Twitter
9. Këshilla për menaxhimin e rrjeteve sociale
10. Mjete për menaxhimin e rrjeteve sociale
11. Mjete për organizimin dhe planifikimin e punës
12. Pyetje & përgjigje dhe përmbledhje

Kushtet dhe Përfitimet 

Trajnimi është intensiv dhe në dy orare të ndryshme. Gjatë aplikimit zgjedh grupin i cili ju përshtatet më së shumti. 

Në këtë trajnim pjesëmarrësit duhet te kenë me veti:
– Laptop ose tablet
– Qasje në faqe dhe llogari reklamuese (Ad account)
– Vullnet dhe sens humori 🙃

Pjesëmarrësit pas këtij trajnimi do të jenë në gjendje të:
– Organizojnë prezencën online për biznesin/organizatën e tyre nëpër platformat e mediave sociale
– Krijojnë kalendar të përmbajtjes për të gjitha platformat e mediave sociale
– Identifikojnë/krijojnë audiencën e preferuar
– Konceptojnë dhe krijojnë kampanja në media sociale
– Definojnë objektivat e KPI-s
– Menaxhojnë prezencën online dhe marrëdhëniet me klientët
– Krijojnë raporte mujore

Trajnimi kushton 250 euro duke përfshirë TVSH-n (Pagesa bëhet pas konfirmimit të aplikimit dhe bëhet me transfer bankar).

Në fund të këtij trajnimi çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë.


Për te aplikuar zgjedh grupin i cili te përshtatet

Grupi 1 –

E hënë dhe e mërkurë.

Data: Nuk do te mbahet.

Orari: 17:00h-21:00h

Kohëzgjatja: 36 orë +4 orë përkrahje pas trajnimit

Lokacioni: Hallakate, Rr. Rexhep Mala, nr. 29, Aktash, Kati 4 | Prishtine

Për më shumë na kontaktoni në: +383 49 829 400

Grupi 2 –

E martë, e enjte

Data: 18/01/2022- 15/02/2022

Orari: 17:00h-21:00h

Kohëzgjatja: 36 orë + 4 orë përkrahje pas trajnimit

Lokacioni: Hallakate, Rr. Rexhep Mala, nr. 29, Aktash, Kati 4 | Prishtine

Për më shumë na kontaktoni në: +383 49 829 400

 

Shpërndaje në