Konkurs pune për pozitën: Social Media Manager

Hallakate

June 16, 2026

Konkurs_pune

Konkurs pune: Social Media Manager

Hallakate ka hapur konkurs për një koleg/e të ri/re në pozitën Social Media Manager.

Po kërkojmë dikë me energji, kuriozitet dhe dëshirë për me u zhvillu profesionalisht bashkë me ekipin tonë. Dikë që nuk pret vetëm detyra, por vjen me ide, mendon për përmbajtje dhe kupton si funksionojnë rrjetet sociale sot.

Hallakate është agjencia e parë pure-play në Kosovë për media sociale, e specializuar në krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës digjitale të brendeve. Në zyrat tona kemi kulturë të mirë pune, trajnime interesante dhe shumë hapësirë për zhvillim profesional.

Si Social Media Manager, do të punosh me një ekip profesional për brende dhe kompani serioze. Bashkë me ekipin kreativ dhe strategjik, do të kontribuosh në planifikimin, krijimin, implementimin dhe optimizimin e përmbajtjes dhe kampanjave digjitale.

Lokacioni: Prishtinë, punë nga zyra

Angazhimi: Full-time

Afati për aplikim: 28 qershor 2026

Kompensimi: Në bazë të përvojës dhe aftësive të kandidatit/es

Përgjegjësitë

– Planifikimi dhe implementimi i detyrave të përditshme të Social Media Manager: content plan, content ideas, publikime dhe raportime.

– Menaxhimi i faqeve dhe kampanjave në rrjete sociale për brende dhe biznese.

– Bashkëpunimi me ekipin për krijimin dhe distribuimin e përmbajtjes për klientët që menaxhon.

– Implementimi dhe optimizimi i kampanjave për të arritur objektivat e definuara në strategji.

– Leximi i raporteve dhe analizimi i performancës për të propozuar përmirësime konkrete.

– Përdorimi i AI, trendeve dhe praktikave të reja për ide, përmbajtje, analizë dhe produktivitet.

– Pjesëmarrja në trajnime dhe punëtori për zhvillim personal dhe profesional.

Kualifikimet

– Së paku 1–2 vite përvojë pune në menaxhim të rrjeteve sociale. Përvoja në agjenci është përparësi.

– Njohuri në përdorimin e platformave si Facebook, Instagram, LinkedIn, Ads Manager dhe Google Analytics.

– Përvojë në planifikimin, menaxhimin dhe raportimin e kampanjave në rrjete sociale.

– Aftësi për mendim kritik, kreativitet, zgjidhje problemesh dhe përdorim të AI në punën e përditshme.

– Aftësi për planifikim, organizim dhe punë në ekip.

– Njohuri të mira të gjuhës angleze.

– Dëshirë për mësim, zhvillim dhe adaptim me trendet e reja.

– Shkollim ose certifikim relevant në fushë është përparësi. Eksperienca e mëparshme dhe referencat përbëjnë avantazh.

Kjo pozitë i përshtatet dikujt që është aktiv në rrjete sociale, i kupton trendet, ka sy për përmbajtje dhe ka iniciativë me propozu ide të reja.

Pse të punosh në Hallakate?

– Punon në agjencinë e parë pure-play për media sociale në Kosovë.

– Bëhesh pjesë e një ekipi që kombinon kreativitetin, strategjinë, digjitalen dhe teknologjinë.

– Punon me brende serioze dhe kompani nga industri të ndryshme.

– Zhvillon eksperiencën dhe portfolion me projekte reale.

– Ke hapësirë me mësu, me eksperimentu dhe me u rritë profesionalisht.

– Punon me teknologjitë, trendet dhe mjetet më të fundit, përfshirë AI.

– Je pjesë e një ambienti modern, bashkëpunues dhe energjik.

Vlerat që drejtojnë punën tonë janë: rritja, kreativiteti, ndikimi dhe argëtimi.

Nëse kjo pozitë të pëlqen dhe mendon që të përshtatet, dërgoje CV-në në e-mail:

[email protected]

Me titull:

Aplikim për pozitën – Social Media Manager

Bashkë me CV-në, mund të dërgosh edhe portfolio, shembuj të punëve ose profile/kampanja ku ke kontribuar.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Suksese!

Shpërndaje në