Kush janë gratë që lanë gjurmë në historinë e Marketingut?

Kaltrina Jashari

March 8, 2023

Gratë kanë dhënë kontributin e tyre në çdo fushë. Por, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas vendosëm të rikujtojmë kontributin e tyre në marketing. E krijum një ide që i përfshin dy koncepte: gratë që shkelën barrierat e kohës edhe arritjet e tyre në marketing. 

Sot, një numër i konsiderushëm i profesionistëve të marketingut i takon gjinisë femrore. Këtë e shohim sa herë që nisim trajnimin në Hallakate. Sallat ku mbahen trajnimet janë të mbushura me vajza e gra të moshave e profileve të ndryshme, të cilat e kanë një qëllim të përbashkët: të bëhen SMM. 

Ky realitet nuk ka qenë gjithmonë kështu. I kemi hallakatë faqet e historisë edhe kemi vendos me i përmend disa prej tyre, për t’ju njoftuar me to. Renditja e emrave është bërë pa ndonjë kriter. 

Helen Lansdowne Resor: 1886 -1964

Ishte gruja e parë që punoi si copywriter.

Guximi dhe talenti i saj bën që ajo për shumë gjëra me pas epitetin si “gruaja e parë”. Historinë e bëri edhe njëherë duke qenë e para në Amerikë që planifikoi dhe ekzekutoi një kampanjë kombëtare.

Suksesi i saj bëri që ajo të bëhet gruaja e parë që e ka drejtu agjencinë e marketingut “J. Walter Thompson Co”, duke e kthy atë në një lider në tregun global. Teknikat e reklamimit të nisura prej saj e që përdoren edhe sot e kësaj dite, si dhe shumë suksese tjera bën që kjo grua, në vitin 1967, me pas yllin e saj në vendin e rezervuar për “Advertising Hall of Fame”.

Mathilde C. Weil: 1872 – 1942


Historia e njeh si “ad woman” për shkak se është gruaja e parë që themeloi një agjenci për reklama, agjencia “M.C. Weil” në New York. E themeloi dhe udhëhoqi atë në një kohë ku vështirësitë ishin ma të mdhaja se mundësitë.

Ajo ndërroi jetë në vitin 1942 dhe nuk arriti të bëhet pjesë e “Advertising Hall of Fame”, pasi që nuk u krijua deri në vitin 1948.

Barbara Gardner Proctor: 1932 – 2018

Edhe një grua hyri në histori për themelimin e një agjencioni të reklamimit, por kësaj here si gruaja e parë afro – amerikane.

Ajo nuk kishe partner në biznes, për këtë u detyru që me përdor mbiemrin e vajzërisë edhe të bashkëshorit për me jep përshtypjen që mundet me pas një bashkëpunëtor mashkull. Kjo për shkak të paragjykimeve të kohës. 

Krahas çmimeve që ka fitu, ka arrit me u përmend edhe në një nga fjalimet e Presidentit Ronald Reagan. Ai e cilësoi si “shpirti i Amerikës, i cili u ngrit nga një kasolle geto për të ndërtuar një agjenci reklamash shumë milionëshe në Çikago”.

Bernice Fitz-Gibbon: 1894-1982


Në historinë e marketingut ajo njihet si gruaja që revolucionalizoi reklamat në dyqanet me pakicë. Mbi 40 vjet përvojë pune, bën që ajo të ndryshojë mënyrën sesi dyqanet janë sjellë me publikun dhe mënyrën se si ai i shihte dyqanet.

Ajo filloi agjencinë e saj për reklama të dyqaneve me pakicë dhe në fillimet e viteve 1950 u raportua të jetë gruaja më e paguar nga reklamueset. Gjithashtu, ishte e para copywriter që u bë pjesë e “Copywriter Hall of Fame”.

Mary Wells Lawrence: 1928 –


E njohur për stilin dhe karizmën e saj të jashtëzakonshme, Mary Wells Lawrence e bëri “Wells Rich Greene” në një fuqi krijuese që mbretëroi për më shumë se 30 vjet.

Pjesë e “Hall of Fame” u bë si Copywriter. Ndikimi i saj ishte aq i thellë sa ajo u zgjodh nga zëvendës Presidenti Rockefeller për të qenë anëtare e Komisionit të tij për Zgjedhjet Kritike për Amerikën. Gjithashtu e ftoi të bëhej anëtare e Këshillit të Presidentit për Inflacionin.

Phyllis K. Robinson: 1921 – 2010


Njihet si zonja e parë e revolucionit krijues “Madison Avenue Creative”. U konsiderua si një pioniere, në kuptimin e plotë të fjalës.

Ajo bëri historinë duke qenë gruaja e parë në SHBA që ishte udhëheqëse e copywriting. Me suksesin e saj theu stereoptipet e kohës që gruaja kreativitetin ta shpreh vetëm në kuzhinë dhe në modë. 

Në vitin 1968, Robinson u bë pjesë e “Creative Hall of Fame”.


Këto ishin disa prej tyre që thyen barrierat dhe shtruan rrugën për gratë tjera. Sigurisht që ka edhe gra të tjera që gëzojnë suksese të tilla.

Urime 8 Marsi!

 

Shpërndaje në