Disa nga Gratë e Guximshme Shqiptare

Rrita Reka

March 8, 2020

Gratë e Guximshme Shqiptare

Për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi, vendosëm të krijojmë diçka origjinale që rrjedh nga historia jonë kombëtare dhe pozita e gruas përgjatë kësaj historie. Ideja ishte të shkrijmë dy koncepte të ndryshme në një të vetëm: shënimi i ditës ndërkombëtare të gruas dhe të arriturat e grave shqiptare përgjatë historisë. 

Qëllimi ishte të përzgjedhim disa figura nga fusha të ndryshme të shoqërisë, për të cilat pak dihet për jetën, veprimtarinë dhe të arriturat e tyre. Përzgjedhja e emrave u realizua me qëllimin e përfshirjes të sa më shumë fushave të ndryshme dhe nga rajone të ndryshme ku jetojnë shqiptarët. Gratë e përzgjedhura për këtë koncept paraqesin veprimtari të fushave të ndryshme dhe të rëndësishme të një shoqerie dhe shteti. Fushat në të cilat këto gra kanë vepruar, fillojnë që nga arti, shkenca, politika e shoqëria. 

Të njohtohemi pak më shumë me këto figura emblematike. (renditja e emrave është e bërë në mënyrë të rëndomtë pa ndonjë kriter të renditjes.)

Musine Kokalari, 1917-1983 ishte shkrimtarja e parë shqiptare.  Përmes shkrimeve të saj, ajo shprehi shpirtin e saj revolucionar dhe ngriti vetëdijen ndaj pushtetit komunist.

Musine Kokalari, Gratë e Guximshme Shqiptare

Valentina Pistoli, 1928 është arkitektja e parë shqiptare. Studioi në Universitetin e Sofisë në Bullgari dhe ishte udheheqëse e grupit të arkitektëve që e dizajnuan planin e Hotel Tirana.

Valentina Pistoli, Gratë e Guximshme Shqiptare

Qemoran Toptani, 1912-1981 ishte kirurgia e parë shqiptare. Pasi kreu shkollimin në Vienë dhe Romë, u kthye në Tiranë ku u shqua si një ndër kirurget më të mira që shëruan të plagosurit e Luftës së Dytë Botërore.

Toptani, Gratë e Guximshme Shqiptare

Tringë Ismajli, 1880-1917 ishte luftëtare guerilla e cila ishte pjesë e klanit Gruda të Malësisë të cilët luftuan kundër Perandorisë Osmane.

Tringë Ismajli, Gratë e Guximshme Shqiptare

Motrat Qiriazi, Sevasti 1871-1949 dhe Parashqevi 1880-1970, me prejardhje nga Manastiri, ishin ndër gratë e para që u shkolluan në kolegjin amerikan në Konstandinopojë. Motrat Qiriazi shquhen për kontributin e madh që e dhanë për arsimin dhe edukimin kombëtarë.

Motrat Qiriazi, Gratë e Guximshme Shqiptare

Motrat Zengo, Sofia 1915-1976 dhe Androniqi 1913-2000, janë piktoret e para shqiptare që njihen për pikturat e para profesioniste në historinë e artit pamor shqiptar.

Motrat Zengo, Gratë e Guximshme Shqiptare

Shote Galica, 1895-1927 ishte Heroinë e Popullit dhe luftëtare e kryengritjeve kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.

Shote Galica, Gratë e Guximshme Shqiptare

Dora D’Istria apo Elena Gjika, 1828-1888 ishte intelektuale dhe revolucionare shqiptare. Përpos spektrit intelektual ajo ndihmoi edhe në afirmimin e çështjes kombëtare sidomos në kontributin e madh që dha në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Dora D’Istria apo Elena Gjika, Gratë e Guximshme Shqiptare

Xhevë Lladrovci, 1955-1998 ishte luftëtare e UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë. Është luftëtarja e vetëm grua që mori gradën më të lartë Gjeneral Major.

Xhevë Lladrovci, Gratë e Guximshme Shqiptare

Xhanfise Keko, 1928-2007 ishte regjisorja e parë shqiptare dhe një ndër themelueset e studios së filmit, ‘Shqipëria e Re’.

Xhanfise Keko, Gratë e Guximshme Shqiptare

Nexhmie Zaimi, 1914-2003 ishte gazetarja e parë shqiptare që punoi për CNN dhe Zëri i Amerikës. Zaimi ishte gjithashtu një ndër gratë e para që raporti nga Lindja e Mesme gjatë viteve 50-ta.

Nexhmie Zaimi, Gratë e Guximshme Shqiptare

Erifili Bezhani, 1917-1959 ishte avokatja e parë shqiptare e cila diplomoi për Drejtësi në Francë, ushtroi detyrën në Francë mirëpo u dënua tragjikisht nga regjimi komunist në Shqipëri.

Erifili Bezhani, Gratë e Guximshme Shqiptare

Eleni Qirici, 1928 ishte aktorja e parë shqiptare që depërtoi në skenat e filmit në Hollywood ku u angazhua në shoqërinë e filmit ‘Goldwyn Mayer’.

Eleni Qirici, Gratë e Guximshme Shqiptare

Marte Tunaj, 1948-2016 është grua e parë që mori guximin të flasë në emër të gjithë grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Marte Tunaj, Gratë e Guximshme Shqiptare

Shaqe Çoba 1875-1954, ishte një ndër gratë e para intelektuale që kontriboi në ngritjen e figurës së gruas në shoqëri duke themeluar kështu edhe organizatën ‘Gruaja Shqiptare’ më 1920.

Shaqe Çoba, Gratë e Guximshme Shqiptare

 

 

Gra të tjera shqiptare që shënuan historinë janë të shumta, mirëpo këto që i kemi përzgjedhur janë disa prej tyre për të cilat pak dihet.

Urime 8 Marsi!

Shpërndaje në