7 aplikacione mobile të cilat çdo SMM duhet t`i shkarkoj

Endrit Kryeziu

May 14, 2020

Rrjetet sociale janë një mjet i fuqishëm për zhvillimin e biznesit tuaj online, drejtimin e trafikut në uebsajtin tuaj ose krijimin e “fansave” apo ndjekësve të brendit tuaj.

Por, në disa situata, kur ju jeni jashtë zyres dhe jeni personi përgjegjës për të ideuar, krijuar, postuar dhe promovuar të gjithë përmbajtjen e biznesit tuaj dhe krejt qka keni në dispozicion është telefoni juaj, e kjo e bënë të vështirë këtë punë. Kjo situatë nuk është aspak e lehtë dhe kërkon njohuri në fusha të ndryshme në mënyrë që të bëhet një menaxhim sa më i mirë i gjithë prezencës online (edhe bateri të mjaftueshme :P).

Por lajmi mirë është se egzistojnë aplikacione të ndryshme të cilat e bëjnë punën shumë më të lehtë për çdo social media manager. 7 prej tyre i kemi rënditur këtu:

1. Facebook Pages Manager

Menaxhimi i një faqe në Facebook ose faqeve të shumta nga një pajisje celulare është një detyrë e ndërlikuar. Fatmirësisht ekziston Facebook Pages Manager App, i cili ju lejon të menaxhoni deri në 50 faqe të veçanta të biznesit në Facebook nga një smartphone ose tablet.

Mbajeni audiencën tuaj të informuar pa marrë parasysh se ku jeni.

2. Canva

Canva është një aplikacion për editimin e fotografive dhe krijimin e grafikëve.

Rrjetet sociale lëvizin shpejt, që do të thotë se nuk mund të keni gjithmonë një dizajn grafik në dispozicionin tuaj. Canva, një mjet i projektimit me versione në internet dhe celular, i cili plotëson këtë boshllëk.

Edhe përdoruesit me shumë pak përvojë në dizajn grafik mund të përdorin shabllonet që i ofron Canva për të krijuar ndonjë gjë nga infografikat derintek logot me një mënyrë të lehtë për tu përdorur.

3. Facebook Studio Creator

Facebook Studio Creator është një mjet i vlefshëm për kontrollin e faqeve tuaja në Facebook. Ky aplikacion ju lejon të gjurmoni, planifikoni postet më përpara, dhe menaxhoni performancën e përmbajtjes, madje edhe nëpër faqe të ndryshme nëse menaxhoni shumë.

Pamja e kutisë së hyrjes ju lejon të menaxhoni komente dhe mesazhe direkt nga brenda Creator Studio.

4. Facebook Ads Manager

Ndërsa pronarët e bizneseve dhe menaxheret e marketingut dixhital kalojnë më pak kohë në kompjutera desktop dhe më shumë në pajisje mobile, reklamuesit kanë një nevojë në rritje për të menaxhuar kampanjat e Facebook-ut në pajisje mobile. Për të përmbushur ketë kërkesë, është prezantuar aplikacioni mobil i Ads Manager, i cili tani përdoret nga më shumë se 800,000 reklamues çdo muaj.

5. Google Analytics

Aplikacioni zyrtar mobil i Google Analytics ju ndihmon të monitoroni uebsajtin tuaj në qdo lëvizje. Me këtë aplikacion, mund të:

1) Kontrolloni metrikat kryesore në raportet e ndërtuara

2) Krahasoni intervalet e datave dhe krahasoni segmentet e caktuara

3) Monitoroni të dhënat në kohë reale

4) Eksploroni për të ndërtuar raportet tuaja me çdo kombinim të matjeve, dimensioneve dhe segmenteve që ju interesojnë

5) Ruani çdo raport në dashboardin tuaj, në mënyrë që të ktheheni lehtësisht tek keto raporte

 

6. Primer

Primer është app që çdo SMM duhet me pas të instaluar në telefon.

Një app i cili ju mundëson të mësoni në çdo kohë mbi temat si: Digital Marketing, Social Media, Content Marketing, SEO, Analytics dhe jo vetëm.

Sa herë qe i keni 5 minuta të lira Prime është app-i që duhet ta hapni, edhe a e përmendëm qe është FREE!!! + funkcionon offline ?

I përshtatshëm edhe per Android edhe iOS

7. Feedly

Ndodh që gjatë reklamimit të biznesit tuaj në rrjetet sociale shpesh ngecni duke kërkuar ide të reja për të postuar.

Feedly ju jep një mbështetje shumë të mirë në këtë pjesë.

Aplikacioni ka një sasi shumë të madhe përmbajtjesh të cilat përkojnë me interest tuaja. Ju mund të ndiqni deri në 100 media të cilat shkruajnë për temat të cilat ju interesojnë.

Me këtë aplikacion ju nuk do të gjeni veten pa ide publikimi në profilin tuaj të rrjeteve sociale.

Burimi: Facebook, Canva, Google, Feedly. 

Shpërndaje në

Artikuj të tjerë