5 teknika se qysh me tejkalu bllokimin gjatë krijimit të përmbajtjes

Kaltrina Jashari

March 22, 2023

Bllokim, Bllokim, Bllokim.

A t’ka bo vaki edhe ty? E di, s’mundesh me i ikë. Edhe na u bllokum pak 😛 

Qe p.sh kështu është shkru titulli i këtij blogu:

  • Teknika per bllokim

  • Writer’s block, cka eshte e si te tjekalohet

  • Si ta shmangim bllokimin e shkrimtarit

  • Të kalosh bllokimin, këshilla

  • Tips se si me tejkalu bllokimin

  • 5 teknika se qysh me tejkalu bllokimin gjatë krijimit të përmbajtjes


Hajde
ç’bollokohemi duke e lexu pak këtë bllog..

Duhet me u pajtu me faktin që bllokimi, apo qysh njihet në anglisht “writer’s block”, është pjesë e përditshme e punës tonë kur shkruajmë bllogje apo copy apo statusa, apo receta gatimi… ups! Bile, kjo ndodhë pavarësisht përvojës ose shkathtësive, pra s’kemi qysh me i ikë.

Shkrimtarët, copywriters, tekstshkruesit, krijuesit tjerë, i madh e i vogël jemi bashkë në këtë “betejë” me veten. Po, po edhe ti …

Tash, disa prej mënyrave që na në Hallakate i përdorim për me tejkalu këtë “sfidë”, po i ndajmë me ju në këtë blog, duke shpresu që kanë me ju ndihmu.

1. Shkruj pa mendu!

Po, veç shkruj…. nisja. Njona prej teknikave që shkEnca e ka vërtetu, e që funksionon është “shkrimi i lirë”. Me fjalë të tjera me shkru çka do që të vjen në mend pa e ça kokën se çka po shkrun. Kadal dale kanë me t’u kristalizu mendimet edhe ki me i ra n’fije.

2. Merre veten me të mirë

Nuk është fundi i botës nëse nuk po arrin me të parën me shkru një copy/blog të mirë, me konceptu një mesazh ose me titllu një artikull në të cilin je tu punu qe një kohë. Jepja vetes një pushim t’u u distancu prej punës që je tu e bo (ose ma saktë, tu mos e bo, if you know what I mean). Nganjëherë krijimet më të bukura kanë lind në vende të pa zakonshme dhe ne momente te pa zakonta (po po, edhe në trafik të Prishtinës).

Qe çka mundesh me bo:

Puno në diçka tjetër: Gjatë kohës që je blloku është mirë me provu me vendos fokusin në ndonjë punë tjetër, diçka që nashta të kërkon ma pak kreativitet. Nese punon me klientë të fushave të ndryshme apo produkte te ndryshme, vazhdo me klientin/produktin tjetër.

Dëgjo muzikë: Puna off, ndëgjuset on. Edhe për këtë shkenca thotë që të ndihmon në largimin e stresit. Munet me ta ndërru edhe disponimin, ku i dihet të lind edhe ndonjë ide se çka me shkru ose të paktën të motivon me vazhdu tutje.

Bo aktivitet fizik: Stresi largohet edhe përmes aktiviteteve fizike. Nuk po thojmë që gjatë orarit të punës me shku në fitnes, po të paktën me i praktiku disa ushtrime në zyre, me ec në pauzë ma gjatë ose nëse e ki zyrën në katet e nalta shfrytëzoj shkallët (tash po e kuptoni pse Hallakte është në katin e 4).

3. Lexo Lexo Lexo

Në kohën e ChatGPT e platformave tjera të inteligjencës artificiale që i kanë pergjigjet në maje të gjuhës, përpara njerëzit kanë lexu libra. Librat nuk jonë veç dritare për botën në përgjithësi, po edhe dritare të kreativitetit e inspirimit. Prandaj, si krijues të përmbajtjes librat munden më të ndihmu me përmirësu të shkruarit dhe me të inspiru për ide të reja. Sidomos librat e Paul Arden.

4. Kërko mendime prej tjerëve

Na shkrujmë/krijojmë/publikojmë për tjerët (audiencën). Prandaj, mënyrë e mirë për me ta lehtësu këtë proces është me marr mendimin e tjerëve për idenë që e ki ose për draftin që e ke kriju. Qe thojmë na “lëshoja një sy”.
Sugjerimet për ndryshime, përshtatje apo edhe ide të tjera i nxjerr përmes diskutimeve me njerëzit që e ndani të njëjtin hall.

5. Kërko prej aplikacioneve me ta niMu pak

Teknologjia është kriju me na e lehtësu jetën duke ta shkurtu kohën dhe duke shkru artikull si ky. Mendjet e ndritura (progamerat) i kanë zhvillu shumë aplikacione që procesi i shkrimit me qenë ma lehtë i përballueshëm.

Disa prej tyne që mundesh me i konsideru jonë: Grammarly, Scrivener, iA Writer, Hemingway App e dhjetra të tjerë.


Si përfundim të sugjeroj që me ia kujtu vetës që ti shkrun mirë edhe që është më se normale me u blloku. Mos harro, perfeksioni nuk ekziston, gjithë munesh me bo ma mirë e ma mirë. Kështu që bone “publish”, njëjtë si unë këtë blog.

Mos harro me nda me tjerët! 

 

Shpërndaje në