Si të bëjmë schedule post në Instagram prej kompjuterit?
Hallakate
August 21, 2019
Krejt e njohim nga një social media manager që ndonjëherë harron të poston në Instagram. Gjithashtu, krejt e dijmë që menaxhimi i postimeve në platformën Instagram nuk është gjithmonë i lehtë.
Mirëpo, tanimë përmes Facebook Creator Studio, ne kemi mundësinë të bëjmë Schedule post edhe për Instagram dhe IGTV.
(Shënim: ende nuk egziston mundësia për Scheduled Instagram Stories.)
Që kjo të realizohet, duhet që llogarinë tuaj të Instagram-it t’a keni të lidhur me Dashboard të Creator Studio.
Fillimisht, duhet të kërkoni faqen e Creator Studio si në fotografinë poshtë.
Poshtë shiritit kërkues do të dalin dy ikona: ajo e Facebook-ut dhe ajo e Instagram-it. Klikoni në logon e Instagram-it.
Pastaj, do ju hapet faqe e re për të vazhduar me procesin e krijimit të postit që doni t’a bëni Scheduled në Instagram. Klikoni në butonin “Create Post”.
Kjo do ju dërgon në një faqe tjetër e cila do ju jep mundësinë të shkruani përshkrimin për postin e caktuar, sidhe të shkarkoni foton ose videon që dëshironi t’a publikoni.
Krejt në fund, hapet faqja përfundimtare për publikim, ku duhet të klikoni butonin “Publish” dhe të zgjedhni mundësinë “Schedule”.