Bëhu SMS – Trajnim për Udhëheqësit e Marketingut!

Hallakate

March 10, 2025

trajnim_social_media_strategy

Trajnimi: Social Media Strategist (SMS)

Gati për t’i dhënë biznesit tuaj një prani të fuqishme në rrjete sociale?

Trajnimi Bëhu SMS (Social Media Strategist) është dizajnuar pikërisht për pronarë biznesi dhe udhëheqës marketingu që duan të kuptojnë bazat e krijimit të një strategjie efikase. Në vitin 2025, më shumë se kurrë, është thelbësore të keni një qasje të strukturuar dhe të matshme për të arritur qëllimet e biznesit tuaj.

Çfarë do të mësoni?

👉Definimi i Qëllimeve të Biznesit & Fushatave
Kuptoni si të përcaktoni objektivat kryesore (awareness, angazhim, shitje) dhe si t’i lidhni ato me qëllimet e biznesit.
👉Plan Strategjik – Qysh me kriju një për biznesin tuaj!
Mësoni hap pas hapi si të krijoni një strategji të thjeshtë, por të strukturuar, që përkon me misionin dhe vizionin e kompanisë.
👉Kalendar & Përmbajtje
Organizoni postimet tuaja për muaj të tërë, pa stres e pa harxhime të panevojshme, dhe zgjidhni formatet më efektive (foto, video, stories, reels).
👉Menaxhim Fushatash
Zbuloni si të caktoni buxhetin, të targetoni audiencën e duhur dhe të matni rezultatet për secilën fushatë.
👉Menaxhim & Bashkëpunim me Agjenci Marketingu
Mësoni si të koordinoni strategjinë tuaj me agjencitë e marketingut apo ekipin implementues, duke vendosur pritshmëri të qarta, komunikim efektiv dhe detyra të përcaktuara mirë.
👉Njohuri Praktike
Kuptoni KPI-të kryesore (ROI, CTR, ROAS) dhe vendosni objektiva realë për rritje konkrete. Mësoni si të optimizoni vazhdimisht strategjinë në bazë të të dhënave.

Kujt i drejtohet?
🟢Pronare Biznesi që kërkojnë të kalojnë nga “postimet e rastësishme” në qasjen profesionale.
🟢Udhëheqës Marketingu që synojnë të integrojnë rrjetet sociale në strategjinë e përgjithshme të biznesit.
🟢Freelancer-ë dhe ekipe të vogla që duan të rrisin shërbimet e tyre me një bazë të fortë strategjike.

Formati i trajnimit:
➡️ 5 ditë, seanca 2-orëshe, paradite ose pasdite
➡️ Vendndodhja: HaPiTe Space, Aktash, Prishtinë
➡️Ligjëruesi: Valon Canhasi (Hallakate), ekspert i medias sociale

Kostoja & Regjistrimi
🔖 149.99€ (përfshirë TVSH)
🏦 Pagesa kryhet me transfer bankar pas konfirmimit të aplikimit.
🏁 Vendet janë të limituara— aplikoni sa më parë për të siguruar pjesëmarrjen tuaj!

Keni pyetje shtese:
✉️
 Na kontaktoni ne VIBER / Whatsapp
📞 Thirr ne 049 829 400

Bëhuni Social Media Strategist (SMS) dhe hidhni hapin vendimtar drejt rritjes së suksesshme në rrjetet sociale.
Apliko tani dhe përgatituni për vitin 2025 me një strategji të vërtetë, të thjeshtë dhe me rezultate të matshme!

📅 Datat e Trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 5 ditë nga e hëna deri të premtën dhe do të mbahet në dy grupe me oraret e mëposhtme:

Grupi 1: Paradite (H-P)

Data: 14-18 Prill 2025
Orari: 09:00h – 11:00h
Grupi 2: Pasdite (H-P)

Data: 14-18 Prill 2025
Orari: 18:00h – 20:00h

*Grupi i ardhshem (Na kontaktoni 049829400 per informata)

Apliko tani!⬇️

Për të aplikuar, zgjidhni grupin që ju përshtatet më së miri dhe përgatituni për një përvojë praktike të ndërtimit të strategjisë së medias sociale.

Shpërndaje në