Instagram filteri që po përdoret shumë në Kosovë
Hallakate
July 3, 2020
Gjatë muajit Maj sa ishim në karantinë dhe po punonim prej shtëpisë, të mërzitur që nuk ishim në zyrë me kolegët dhe atmosferën zbavitëse që zakonisht mbretëron, na erdhi idea që t’a pyesim audiencën tonë se çka do të bëjnë kur të dalin nga karantina?!
Meqenëse këtë pytje po ja bënim çdo ditë njëri tjetrit, disa opsione veçse i kishim në mend, e disa të tjera i shtuam duke i zgjedhur nga përditshmëria jonë kur ishim në gjendje normale.
Me një fjalë, këtë Instagram filter e krijuam për t’i argëtuar të gjithë ata që po e pritnin me padurim daljen nga karantina e t’i kthehen normalitetit përmes trendit më të fundit siç janë filterat në Instagram.
Ky filter u pëlqye në masë të madhe nga përdoruesit e rrjetit social Instagram, e që pastaj u shpërnda edhe në aplikacionin më të përdorur gjatë pandemisë, TikTok.
Deri tani, ky Instagram filter ka pasur mbi 245.000 shfaqje, mbi 110.000 shkrepje si dhe mbi 21.000 shpërndarje.
Pas Isntagram filterit (mëso si duhet përdorur një filter) “Nusja Dixhitale” që e sollëm para pandemisë, këtë radhë ne menduam diçka që i përshtatej gjendjes aktuale.
Kjo ishte vetëm edhe një nga përmbajtjet tjera virale që i kemi sjellë si ‘Bac, Çikat na e Zbardhën Ftyrën’, ‘100% Prodhim Vendor’ , ‘Prej Sot Gatitu’ dhe ‘Nusja Dixhitale’.
Për ta përdorur këtë filter, klikoni KËTU. Na trego cka ki me bo kur del prej karantine?