Dimenzionet e imazheve për rrjete sociale për vitin 2020

Rrita Reka

March 23, 2020

hallakate - madhesia e imazheve, 5 rrjetet me te perdoruara

Përmbajta vizuele në rrjete sociale gjithmonë ka pasur efektin më të madh tek përdoruesit, qoftë fotografi, imazh, dizajn, animacion ose video e thjeshtë. 

Gjatë surfimit online, përdoruesit duhet të gjejnë diçka që i ndalon dhe ia kap syrin atyre për të arritur qëllimin tuaj të caktuar. Kjo më së miri bëhet përmes prezentimit vizuel të brendit tuaj. 

Megjithatë, shpesh kemi pasur problem t’i definojmë dimenzionet që kërkohen që ai imazh të del ashtu siç duhet dhe të duket bukur. 

Gjatë këtij artikulli, do t’iu tregojmë dimenzionet e duhura për përdorimin e imazheve në rrjetet sociale më të përdorura. 

1. Madhësitë e imazheve për Facebook

Platforma sociale Facebook ka shumëllojshmëri të imazheve që mund të përdoren dhe si rrjedhojë, edhe dimenzionet ndryshojnë nga njëra tjetra.

Nëse dëshironi të optimizoni përmbajtjen tuaj në platformën sociale Facebook, njihuni me dimenzionet më të reja të imazheve për vitin 2020:

Profile picture: 180 x 180

Cover photo: 820 x 312

Image post: 1200 x 900

Video post: 1280 x 7230

Story image: 1080 x 1920

Link image size: 1200 x 628

Event image: 1920 x 1080

2. Madhësitë e imazheve në Instagram

Duke e marrë parasyshë që rrjeti social Instagram ka të bëjë me fotografi dhe video të ndryshme, është me rëndësi të dihen saktësisht dimenzionet e imazheve të ndryshme për këtë platformë.

Profile picture: 180 x 180

Feed image (square): 1080 x 1080

Feed image (landscape): 1080 x 566

Feed image (portrait): 1080 x 1350

Video post (square): 600 x 600

Video post (landscape): 600 x 315

Video post (portrait): 600 x 750

Story image: 1080 x 1920

3. Madhësitë e imazheve në Twitter

Për dallim nga rrjeti social Instagram, Twitter fokusohet më shumë në tekst. Megjithatë, kjo platformë na jep mundësi që këto tekste t’i personalizojmë edhe me imazhe dhe video të ndryshme, andaj është e rëndësishme të dihen dimenzionet e duhura edhe për këtë platformë.

Profile picture: 150 x 150

Header: 1500 x 500

Video post (square): 720 x 720

Video post (landscape): 1280 x 720

4. Madhësitë e imazheve në LinkedIn

Që profili i juaj personal apo faqja e kompanisë tuaj të duket sa më profesionale, përpos informatave të ndryshme, duhet gjithashtu që të përmbajë edhe anën vizuele. Këto janë dimenzionet e imazheve për këtë platformë për vitin 2020.

Për profil personal:

Profile picture: 400 x 400

Background photo: 1584 x 396

Për faqe të kompanisë:

Logo: 300 x 300

Cover photo: 1536 x 768

Sponsored content image: 1200 x 628

Të tjera:

Video post (maximum): 4096 x 2304

Image (square): 1200 x 1200

5. Madhësitë e imazheve në YouTube

E kur jemi tek YouTube, paraqitja vizuele është gjëja më kryesore. Andaj përdorimi i dimenzioneve të duhura është shumë i rëndësishëm.

Profile picture: 800 x 800

Channel art: 2560 x 1440

Video thumbnail image: 1280 x 720

Source: EinsteinMarketer

Shpërndaje në