Snapchat – platforma që më së shumti përdoret nga fëmijët në Kosovë
Hallakate
June 1, 2019

Gjatë një dite të zakonshme pune, filluam me mendu se çka mundemi me bo për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin.
Duke e pasur parasyshë numrin gjithnjë më të madh të fëmijëve që përdorin teknologjinë gjatë përditshmërisë së tyre, menduam se është ide e mirë të publikojmë disa statistika interesante sa i përket këtij grupi të përdoruesve. Krejt kjo për të rritur vetëdijësimin ndaj këtij grupi të përdoruesve dhe shprehive të tyre.
Kështu analizuam numrin e përdoruesve fëmijë që përdorin rrjetet e ndryshme sociale në Kosovë.
Të dhënat e analizuara janë për përdoruesit e moshës 13-17 vjeç kurse rrjetet sociale e analizuara janë ato që përdoren më shumë në Kosovë: Facebook, Instagram dhe Snapchat.
Snapchat, është rrjeti social që përdoret më së shumti nga fëmijët në Kosovë.
Këto janë statistikat:
Snapchat 112,500
Instagram 40,000
Facebook 37,000
Burimi: Facebook, Instagram dhe Snapchat.
Qershor 2019