fbpx

Hallakate mbajti trajnimin ”Marrëdhënie me Publikun dhe Menaxhimi i Rrjeteve Sociale” për Open Data Kosovo

Rrita Reka

October 14, 2019

Javën e kaluar, Hallakate pati kënaqësinë të mbajë trajnimin ”Marrëdhënie me Publikun dhe Menaxhimi i Rrjeteve Sociale” të organizuar nga Open Data Kosovo.

Në kuadër të projektit SEE për Përgjegjshmëri, Teknologji dhe Rrjet të Hapur Institucional, në këtë trajnim dy ditorë, ishin prezent pjesëmarrës nga Leposaviqi të cilët përfaqësonin Asociacionin për Përmisim Kapacitetesh ”Media Pulse”.

Në këtë trajnim të udhëhequr nga Benjamin Kolenovic, Menaxher i Marketingut Dixhital në Hallakate, u fol për funksionimin dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.

Në fokus të diskutimit ishin mënyrat e definimit dhe arritjës së audiencës së saktë.

Tash e 3 vite, Hallakate ofron trajnime të personalizuara për kompani dhe organizata të ndryshme në Kosovë.

Shpërndaje në