Për herën e dytë rradhazi, Hallakate do të merr pjesë në konferencën më të madhe të marketingut dixhital në botë, DMEXCO 2019 në Këln të Gjermanisë.
DMEXCO është konferencë e marketingut dixhital e cila mbahet çdo vit në qytetin e bukur të Këln-it në Gjermani ku më shumë se 40,000 vizitorë dhe mbi 500 folës marrin pjesë.
Kjo konferencë shërben si komunitet për kompanitë më të mëdha në botën dixhitale, marketingut dhe inovacionit duke ofruar një ekosistem të pasur me seminare, debate dhe punëtori që vendosin bazat e ekonomisë dixhitale. Në këtë konferencë do të jenë prezente kompanitë më të mëdha dixhitale si Facebook, Snapchat, Google etj…
Pjesëmarrja e delegacionit nga Kosova mbështetet nga Ministria e Inovacionit, GIZ Kosovo dhe KIESA, ndërsa sponzor medial është Telegrafi.com .
Hallakate, këtë vit do të jetë në DMEXCO në datat 11-12 shtator 2019, në sallën 07, shtandi B-061a-V1.
Ejani na vizitoni duke caktuar takim përmes këtij linku: hallakate.com/dmexco
Ju mirëpresim, për tu takuar dhe diskutuar më shumë se si mundemi të bashkëpunojmë.
Shihemi së shpejti!