Numri i përdoruesve online sipas moshave

Hallakate

March 30, 2020

Gjatë analizës së të dhënave që i kemi mbledhur nga platformat sociale, i kemi ndarë përdoruesit online në Kosovë sipas moshës. Tek rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe LinkedIn numri më i madh i përdoruesve i takon moshës 25-34 vjeç. Kurse tek rrjeti social Snapchat, ky numër i takon moshës më të re, asaj 18-24 vjeç.

Nëse i shikojmë përdoruesit online sipas moshës 13-17 vjeç, atëherë ata janë aktiv në rrjetet sociale si vijon:

– Snap 120 mijë përdorues

– FB 39 mijë përdorues

– IG 36 mijë përdorues

– LinkedIn asnjë

Përdoruesit online të moshës 18-24 vjeç janë të ndarë në rrjete sociale kështu:

– Snap 202.5 mijë përdorues

– FB 260 mijë përdorues

– IG 230 mijë përdorues

– LinkedIn 24 mijë përdorues

Të gjithë përdoruesit që janë të moshës 25-34 vjeç, ndahën në rrjete sociale në këtë mënyrë:

– Snap 112.5 mijë përdorues

– FB 310 mijë përdorues

– IG 260 mijë përdorues

– LinkedIn 31 mijë përdorues

Ata përdorues që i përkasin moshës 35-44 vjeç janë aktiv në rrjetet sociale si më poshtë:

– Snap 24 mijë përdorues

– FB 170 mijë përdorues

– IG 110 mijë përdorues

– LinkedIn 8 mijë përdorues

Kurse ata përdoruesit që i përkasin moshës 45+, janë aktiv në rrjete sociale si vijon:

– Snap 6 mijë përdorues

– FB 180 mijë përdorues

– IG 71 mijë përdorues

– LinkedIn 570 përdorues

 

Source: Snap, Facebook, Instagram, LinkedIn

Shpërndaje në