Qysh mos me humb kualiteti i fotove në Instagram

Endrit Kryeziu

January 26, 2021

Instagrami si një aplikacion shumë i përdorur me një audiencë rreth 750k përdorues të moshave 13-65+ në Kosovë, përdoret për ndarjen e eksperiencave të ndryshme përmes fotografisë apo videos.
Por, diçka mjaft preokupuese është kualiteti i tyre në momentin e postimit në Instagram.

Pse në disa raste kualiteti i fotove në IG nuk është i lartë siç kërkojmë?

 

1. Shpejtësia e Internetit

Në rast se interneti  juaj është i dobët dhe nuk ka valë t’mjaftueshme gjatë kohës që postoni fotot në Instagram, atëherë kjo ka me ndiku në një kualitet më të dobët të fotos suaj.

Qysh me ditë a ki rrjet t’mirë? Para postimit t’fotos, për me u siguru që fotoja t’del mirë filimisht sigurohu që ki rrjet.
Për me u siguru që e ki shpejtësinë e duhur t’rrjetit klikoni në: fast.com ku mundeni me pa saktësisht shpejtësinë e internetit.

2. iPhone vs Android

A keni mendu pse shumica e influencerave jo veç n’Kosovë por edhe në botë përdorin Iphone? Instagrami ka një algoritëm të njëanshëm midis përdoruesve të iOS dhe Android.
Arysyeja pse Iphone preferohet më shumë nga përdoruesit e Instagram-it është sepse janë më të saktë sa i përket ngjyrave dhe interpretimeve.

Por, dilema më e madhe është në mes iOS dhe Android dhe pyetja e vetme është pse ka nje performancë më të mirë iOS se Android?
Aryseja është se Android si nje sistem operativ i optimizuar nga shumë pajisje elektronike dhe ka problem të fokusohet në secilën prej tyre që të ofroj performancën më të mirë për kualitetin e fotove në Instagram.
Diferencën në paraqitje, ngjyra dhe shumë detaje tjera që dallojnë në Android dhe iOS mund ta shihni edhe të paraqitur në foto.

3. Madhësia e fotos

Një komponent tjetër i rëndësishëm në postimin e fotove në Instagram është dhe madhësia e fotos dhe vendi ku ajo publikohet. Instagrami ka madhësi standarde për postimin e fotove.

Madhësia maksimale e fotos në Instagram është 1350 pixel dhe shumica e tyre janë me rezolucion 1×1: 1080 px. Nëse postoni një foto me pixel më të madh, atëherë instagrami do ta ndryshojë mdhësinë e tij dhe do ta kompresoj në një foto 1080 px. Dhe, pikërisht  kompresimi i fotove ndikon në humbjen e kualitetit të saj. Mundohuni të qëndroni mbrenda këti formati të fotografisë, përndryshe do të keni një foto jo të pastërt dhe me kualitet të dobët.

4. LUX

Lux ësht një opsion i cili shihet gjatë procesit të postimt të fotove në Instagram por jo edhe shumë i dukshëm ose i përdorur. Gjatë postimit të një foto-je  në Instagram sigurohuni që ta ulni atë në 0. Mund të duket sikur nuk kontriboi asgjë në foton tuaj por ju mund të shihni qartë një cilësi më të lartë në foto pas postimit të saj.

Në rast se foto është e stërngarkuar me filtera të ndryshëm dhe efekte, atëherë edhe kjo është një arsye pse fotoja publikohet me kualitet të dobët.

Arsye tjetër pse finali i fotos tuaj t’publikuar duket e trubullt mundet me qenë edhe kanalet ku ajo është dërgu deri tek telefoni që poston foton.
Vendet që rekomandohet t’shkëmbehen fotot janë Google Drive, e-mail, ose usb.
Rikujtim: Mos i shkëmbeni fotot tuaja në messenger në FB ose IG për shkak të humbjes së kualitetit.

Shpërndaje në