Shtëpia Jonë e Re

Hallakate

December 27, 2019

hallakate - zyrat e reja

Pas një kohë përgatitje dhe pune të palodhshme, më në fund u zhvendosëm në shtëpinë tonë të re.

Siç mund ta dini shumë prej jush, tani e tutje mund të na gjeni në Rr. Rexhep Mala nr. 29 Aktash, kati i 4-të.

Zyret tona të reja me mbi 190m2 përfshijnë ambient të hapur, mikpritës dhe të rehatshëm. Përpos zyreve për stafin tonë, kemi krijuar edhe salla takimesh dhe konferencash për të gjithë miqt, klientët dhe bashkëpunëtorët tonë.

Shtëpia jonë e re e dizajnuar nga Maden Group, lider në industrinë e arkitekturës në Kosovë e më gjërë, përcjellë një dizajn që flet gjuhën e brendit tonë përmes gjallërisë së ngjyrave që i përshkojnë zyret tona. Fun fact: ende pa u rehatuar mirë në zyret tona, ambienti jonë i dizajnuar nga Maden Group u publikua në një ndër platformat më të mëdha ndërkombëtare për arkitekturë dhe dizajn, archello.com.

Përpos kësaj, kemi lajm të mirë për të gjithë ata të interesuar për trajnimet e organizuara nga Hallakate: ato tashmë veçmë kanë filluar sepse kemi krijuar një hapësirë super të lezetshme për aftësimin e dekadës së re të menaxherëve të rrjeteve sociale.

Ju presim për ☕!

Shpërndaje në