fbpx

Si të bëjmë schedule post në Instagram prej kompjuterit?

Rrita Reka

August 21, 2019

Krejt e njohim nga një social media manager që ndonjëherë harron të poston në Instagram. Gjithashtu, krejt e dijmë që menaxhimi i postimeve në platformën Instagram nuk është gjithmonë i lehtë.

Mirëpo, tanimë përmes Facebook Creator Studio, ne kemi mundësinë të bëjmë schedule post edhe për Instagram dhe IGTV. 

(Shënim: ende nuk egziston mundësia për scheduled Instagram Stories.)

Që kjo të realizohet, duhet që llogarinë tuaj të Instagram-it t’a keni të lidhur me dashboard të Creator Studio. 

Fillimisht, duhet të kërkoni faqen e Creator Studio si në fotografinë poshtë.

 

Poshtë shiritit kërkues do të dalin dy ikona: ajo e Facebook-ut dhe ajo e Instagram-it. Klikoni në logon e Instagram-it.

 

Pastaj, do ju hapet faqe e re për të vazhduar me procesin e krijimit të postit që doni t’a bëni scheduled në Instagram. Klikoni në butonin “Create Post”.

 

Kjo do ju dërgon në një faqe tjetër e cila do ju jep mundësinë të shkruani përshkrimin për postin e caktuar, sidhe të shkarkoni foton ose videon që dëshironi t’a publikoni. 

 

Krejt në fund, hapet faqja përfundimtare për publikim, ku duhet të klikoni butonin “Publish” dhe të zgjidhni opsionin “Schedule”. 

Shpërndaje në