Studim: Qysh edhe cilat media i përdorë popullsia e Kosovës?
Rreze Hoxha
November 18, 2021
A ju intereson se cilat media i konsumon populli jonë? Çka bëjnë në internet, ose ku informohen?
Me kërkesën tonë, Index Kosova e ka zhvillu ni studim bash për këto dhe pyetje tjera të kësaj natyre. Prej këtij studimi, gjetjet më t’mdhaja të t’cilit i gjeni ma poshtë, i kemi nxerrë shprehitë e përdorimit të mediave e internetit të njerëzve në Kosovë.
Kush, çka, qysh, tek?
Po ju shkojmë pyetjeve me ren.
Target grupi i këtij studimi është popullsia jonë e përgjithshme mbi moshën 15 vjeçare. Mostra është zgjedhë në mënyrë të rastësishme prej databazës së mbrendshme të Index Kosova. Me numër të njerëzve të intervistuar plot 1200 veta.
Qëllimi i studimit është mbledhja e të dhanave mbi përdorimin e mediave, frekuencën e përdorimit edhe trendet mbi këtë sjellje në vendin tonë.
Të anketuarit janë intervistu me telefon, në periudhën prej 25 majit deri me 2 qershor, 2021.
Grafi poshtë tregon ecurinë e progresit të Internetit, portaleve dhe televizionit sipas përgjigjeve që i kanë dhanë ata. Rritja e përdorimit të internetit tejkalon dukshëm ecurinë e dy të tjerave. Ky graf përshkon periudhën prej majit të 2017-tës, deri në maj të këtij viti. Pra, të rejat për 4 vitet e fundit me përjashtim të portaleve të cilat janë shtu ma vonë.
Cilat media i preferojmë?
Disa informata të rëndësishme na dalin prej këtij studimi. E ndoshta një ndër ma të rëndësishmet është se cili është burimi kryesor ku populli jonë merr informata? Sipas të dhanave, burimi kryesor informues për ne është bë interneti.
Ky graf tregon përparësinë që interneti ka si burim informues në vendin tonë. Pas tij, vjen televizioni edhepse me një diferencë të dukshme, e krejt pak konsiderohen edhe radio, gazetat e revistat.
Kryqëzimi më i rëndësishëm në këtë graf është ai mes grafit të internetit edhe televizionit. Këtu tregohet dukshëm se efekti i pandemisë në 2020-tën e ka rrëzu televizionin. E ka ana tjetër, me të njejtin hov e ka popullarizu internetin.
Studimi
Rezultatet e këtij studimi vijnë prej 4 sete të pyetjeve me nënpyetjet e veta. Para se t’i diskutojmë përgjigjet, po ju tregojmë pyetjet:
1. Cili është aplikacioni për media sociale që e përdorni më së shumti ju personalisht?
2. A klikoni në reklama kur i shihni ato në webfaqe/ media sociale/ kudo?
3. A shikoni reklama kur ato shfaqen në TV?
4. A u besoni shumë, deri diku, jo aq shumë apo aspak reklamave që i shihni në webfaqe/ media sociale/ TV?
Në pamje të parë të thjeshta, po këto pyetje tregojnë ma shumë se veç përgjigje të shkurta. Studimi, përveç që ndanë përgjigjet varësisht prej mediumit, bën edhe ndarjen demografike të atyne që janë përgjigjë. Çfarë gjinie kanë? Çfarë moshe, çka bëjnë? Çka kanë kry a çka punojnë? Mandej, prej cilit qytet t’Kosovës vijnë?
Më saktë, kategoritë demografike kanë qenë këto:
Gjetjet
Facebook-u mundet mos me qenë “cool” ma, po vazhdon me qenë platforma më e përdorun në përgjithësi.
Sipas përgjigjeve të të anketuarve, këto media sociale i preferojmë ma së shumti:
Te na ni sen dallohet, reklama kqyrët, nuk klikohet!
Shumica e njerëzve në studimin tonë kqyrin reklama në TV (51.7%), po nuk e kanë shprehi me kliku kur i shohin ato online (46.2%). Ama, prej atyne që klikojnë ka ma shumë në rrjete sociale (44.6%) se në web faqe (32%).
E njejta nuk ndodhë me televizionin! Në Kosovë, ma shumë se gjysma e njerëzve i kqyrin reklamat që iu dalin në televizion. Duhet me e pasë parasysh që këtë numër e rrisin dukshëm më të moshuarit.
Ok Boomer!
Një perlë
Një paragjykim i shpeshtë është se të pa shkolluarit edhe të pa punët janë ata që harxhojnë më së shumti kohë në rrjete sociale. Gjetjet s’thojnë kështu! Përveç të moshuarve, këto dy kategori të shoqërisë përdorin më së paku aplikacionet për rrjete sociale. 66% i të pashkolluarve dhe 48% i të papunëve kanë deklaru që nuk e përdorin asnjë prej rrjeteve sociale.
Mos na beso ti!
Limitimet e këtij studimi tregohen qartë përgjatë këtij artikulli.
Ato që shihen ashiqare janë numri i mostrës që është anketu edhe metodologjia e bazuar në vetë-deklarim. Pra, vërtetësia e të dhanave mbështetet në kontekstin edhe sinqeritetin e njerëzve tonë.
Tani a kanë kallxu drejtë ata, a nxirresh ti, a s’nxirresh…