7 Mënyra për me nxitë reagim nga audienca juaj

Rreze Hoxha

June 17, 2021

Bashkëveprimi në rrjete sociale është shumë i ngjajshëm me bashkëveprimin e një individi në jetën private. Ti nuk mbanë raporte të mira me njerëz, apo njofton njerëz të rinjë veç për famë. Kështu shkon edhe në rrjete sociale. Me e rritë audiencën e me pasë sa ma shumë bashkëveprim me të nuk ka vetëm aspektin e popullaritetit të biznesit tënd. Është shumë ma shumë se kaq. Një bashkëveprim i qëndrushëm mes një biznesi dhe audiencës së vet ndërton besim me klientë aktual, si dhe rritë numrin e tyne. Pra, jo vetëm që shndërron klientët në klient besnik apo afatgjatë, por edhe shton audiencën prej së cilës mund të konvertojë në klientë. Mirëpo, për me realizu bashkëveprimin duhet me siguru reagim nga audienca ndaj përmbajtjes që lëshon online.

Shpresojmë që je bindë sa i rëndësishëm është bashkëveprimi i bizesit tënd me audiencën. Nëse po, atëherë sigurisht të intereson se qysh me realizu këtë bashkëveprim. Për me kuptu qysh me e nxitë reagimin e audiencës në rrjete sociale që qon deri te bashkëveprimi, lexoje këtë artikull deri në fund!

Çka quajmë reagim nga audienca?

Marketingu dixhital po sjellë  shumë terme të reja. Kjo ndodh për shkak të risive të shumta që ndodhin vazhdimisht në këtë kjo industri. Një arsye tjetër janë edhe përkthimet e shumta në gjuhën shqipe. Këto po na trullosin dhe në fund nuk po kuptojmë asgjë. Për këtë shkak, po ju tregojmë se çka po mendojmë kur themi “reagim” në këtë kontekst.

Me reagim në rrjete sociale kuptojmë veprimet që audienca bën karshi faqes tënde të biznesit. Mes tjerash, kryesoret janë komentet, pëlqimet dhe shpërndarjet (comments, likes, shares).

Qysh me marrë reagime nga audienca?

Bashkëveprimi apo reagimet nga audienca bëhen fillimisht në mënyrë organike. Pra, çka nxitë audiencën me reagu ndaj një përmbajtjeje (content)? Qëlloja…

1…

2…

3…

Hajde, po presim… A the vet përmbajtja?! Jo vetpërmbajtja. Po vet, përmbajtja. Nejse. Nëse përmbajtja ka qenë përgjigjja jote, ja ke qëllu! Pra, mënyra e parë për të marrë sa ma shumë reagime të audiencës është me postu përmbajtje interesant. Kjo është një qështje tjetër dhe një artikull në veti. Priteni se një ditë mujmë me shpjegu edhe atë!

Po mirë, ndoshta ti e ke kriju veç përmbajtjen tënde edhe nuk don me shiku mbrapa. Ndoshta don me jetu jetën rrezikshëm! Atëherë, kanë me tu dashtë mënyra tjera për me rritë nivelin e bashkëveprimit të biznesit me audiencë.

Për këtë punë jemi këtu!

Po ndajmë me ju 7 trika (truqe hehe) gati të padëgjuar më parë për të marrë reagime nga audienca. Edhepse të pazakonta, këto mënyra janë edhe të vërtetuara shkencërisht.

1. Koha

Gjithmonë qëndro në dijeni të kohës. Kjo domethënë, posto përmbajtje që lidhen me një kufi kohor. Për shembull, fillimi i javës, fundi i vitit, apo festat kombëtare e ndërkombëtare. Njerëzit i lidhin veprimet e tyre në bazë të kohës dhe ngjarjeve që e shoqërojnë atë. Për shembull, në fillim të vitit shumë njerëz e duan ndryshimin. Pra, të nisin diçka të re. Kjo është një mundësi e mirë për t’ju propozuar atyre diçka. Ta marim shembull një blog. Në këtë rast mund të themi diqka si: “Tani që erdh vikendi, keni ma shumë kohë me lexu!”.

2. Drejtësia

Është vërtetuar se njerëzit kanë reagime të forta kur përballen me diqka që ata e shohin si të padrejtë. Ne mund të nxisim nevojën e tyre për të ngritur zërin duke postuar padrejtësi që ndodhin. Në rast se drejton një organizatë joqeveritare për vullnetarizëm, mund të përqëndrohesh në këtë problem: “Edhe në kohët e pas koronës, fëmijët tanë kanë humbur sensin e aktiviteteve jashtëshkollore. A duhet ndryshuar kjo situatë?”.

3. Mundi

Kjo mënyrë përdoret më së shumti për me tregu profesonalizëm dhe për me rritë besimin në biznes. Fol në lidhje me sa kohë dhe mund është dashtë për me ndërtu çka ke ndërtu. Ose në sa vende shtrihet biznesi apo ndikimi i iniciativës tënde. Nëse ti ofron produkte tekstili, mundesh me u shprehë kështu: “Produktet tona janë punim dore dhe të detajizuara nga mbi 50 punëtor të zellshëm nga 5 rrethina të Kosovës”. Kjo ju tregon klientëve apo audiencës të gjithë atë punën që ke bërë “mbrapa skene”. E që, në fakt, pa e tregu nuk e kish ditë askush. E çka nuk din, s’e çmon!

4. Rima

Nëse guxon me rreziku, kjo mënyrë është vërtetu! Ama, përdorimi vend e pa vend dhe jo i duhun i rimave, mundet me e dëmtu imazhin e biznesit tënd. Pra, përdore me kujdes! Kur vërtetë ke një sllogan, qoftë për brend, kampanjë, reklamë apo postim, në të cilin beson fort, qite! Studimet tregojnë që njerëzit më shumë iu besojnë fakteve që rimojnë. Rimova prap! Duartrokitje për mu!

5. Zgjedhja

Njerëzit dojnë me i pasë vendimet edhe zgjedhjet e veta. Kjo mënyrë i vret dy zogj me një gurë. Në vend të një mundësie, ofroja audiencës tënde disa. Kjo është e këshillueshme për disa arsye. Një mundësi (produkt a shërbim) e bën audiencën me mendu “A e kisha ble?”. Nërsa, disa mundësi e bëjnë audiencën me mendu “Cilën e kisha ble?”. Ky ndyshim është një kthesë e rëndësishme në shitje. Nga njëra anë ndërron mendimin nga lëkundja në vendim. Pra, nga po ose jo e kthen në po, cilën? Pastaj, klienti përvec që ka lirinë e zgjedhjes i jepet dhe mundësia me vendosë.

6. Zbritja

Nuk duhet shumë mend me ditë që zbritja tërheq klientë. Mirëpo, disa zbritje funksionojnë më mirë se tjerat. Njëra prej tyre është grumbullimi i shërbimeve a produkteve në një pako. Kjo për shkak se klienti përjeton godtijen e shpenzimit vetëm njëherë për disa produkte, në krahasim me disa herë për secilën. Studimet i kanë shku edhe më thellë kësaj qështje. Ato tregojnë se lirimi apo dhënia e produktit më zbavitës dhe jo të dobishëm, sjell më shumë shitje. Ta shpegojmë përmes një shembulli me dosje dhe çokollatë. Nëse për disa dorsje jep një çokollatë falas, do të kesh më shumë shitje se në rastin e kundërt.

7. Emërimi

Nëse e quan dikë “blerës” apo “blerëse”, ai ose ajo do të ketë më shumë tendenca që t’i qëndrojë këtij epiteti. Njerëzit duan t’i meritojnë titujt që marin. Duke përdorur epitete të cilat njerëzit duan ti kenë, mund të provokosh më shumë përgjigje pozitive ndaj tyre. Në rast se ti ke një biznes që ofron trajnime, mund të thuash: “Nëse ti je i shkathët në mësimin e gjërave të reja, ndiq trajnimin tonë!”.

Qysh funksionon audienca?

Këto 7 sekrete që ndamë me ty mbështeten nga studime shoqërore dhe biheviorale, pra të sjelljes. Shkenca na tregon se njerëzit nuk bazohen në arsye shumicën e kohës. Por, ata veprojnë sipas përgjigjjeve që iu kanë bërë shprehi për arsye të ndryshme. Shumë prej këtyre shprehive veçse njihen nga shkenca dhe mund të përdoren në marketing. Sa më shumë që merr reagime nga audienca, aq më shumë bashkëveprim do të ketë. Kjo do të krijojë një afërsi mes klientit dhe biznesit.

 

 

Shpërndaje në