9 Audiencat ma të mira për ritargetim

Rreze Hoxha

May 20, 2021

Çka është ritargetimi?

Në këtë kohë të mundësive të shumta dixhitale, ti mund të tërheqësh audienca të ndryshme në profilet tua në rrjetet sociale. Bile mundesh me i shndërru në vizitor edhe ata njerëz qe kurrë s’kanë ndëgju për brendin tënd. Përkundër kësaj mundësie mjaft të dobishme për biznese, prap se prap targetimi i parë i një audience nuk i çon ata njerëz domosdoshmërisht drejt veprimit që ti dëshiron, qoftë ndërveprimit apo blerjes.

Për me mbajtë mend një brend apo për t’u bërë klient i atij biznesi, duhesh me e pa reklamen e tyne 7-10 herë. Mbrenda cilit afati kohor vlen kjo nuk është e përcaktuar saktësisht, për disa biznese kjo ndodhë brenda një jave, muaji, tre-mujori, etj.

Sido që të jetë, gjithmonë duhesh me e përfshi ritargetimin brenda strategjisë së reklamimit për biznesin tënd.

Pse bëhet ritargetimi?

Ritargetimi është mënyra ma e mirë me shndërru audiencën tande në klientelë. Kjo bëhet përmes shënjestrimit të atyre të cilët kanë ndërvepruar me brendin tënd, qoftë në rrjete sociale a website, por nuk janë kthyer në klient. Pra, ata nuk e kanë kryer veprimin që do të dëshiroje ti për t’u kthyer në klientë.

Platformat ku mundesh me ritargetu audienca janë Facebook, Instagram, Google, Snapchat, Telegrafi.com, Gjirafa Ad Network etj. Këto ta japin mundësinë me kriju audienca të ndryshme në bazë të veprimeve, pra sjelljes së përdoruesve të këtyre platformave.

Facebook dhe Instagram të mundësojnë me i ruajtë audiencat e veçanta të cilat përgjatë 30 ditëve të fundit kanë ndërvepru me profilin tand, kanë shiku videot qe ke postu apo kanë dergu mesazh.

Nëse ke web-faqe, mundesh me vendosë kodin e Facebook Pixel në website-in tënd edhe me i ndjekë veprimet e audiencës në faqen tande. Cilat faqe i kanë vizitu, apo cilat produkte i kanë ble. Madje edhe numrin e atyre që kanë vendosë produkte në shportë por nuk e kanë përfundu porosinë.

Mbasi që i grumbullon këto të dhëna, mundesh me vazhdu me ritargetim. Kjo shtynë përdoruesit me e vazhdu rrugëtimin që kanë nisë në profilet tua. Mundesh me i retargetu ata me mesazhe të ndryshme, varësisht se në cilën pjesë të rrugëtimit janë.

Audiencat ma të mira për ritargetim

Po mirë, çka me bo tash unë me ato të dhëna? Qysh me ritargetu? Këto pytje mundesh me i pasë në kokë ti.

Qe audiencat ma të mira për ritargetim në Facebook dhe Instagram! Këto adienca kanë treguar rezulatatet më të mira të konvertimit të përdoruesve në klient.

Nëse nuk ke web-faqe, këto janë audiencat:

Nëse nuk ke web-faqe

1. Ata që kanë ndërvepru me faqen tande në Facebook ose Instagram gjatë 14 ditëve të fundit

2. Ata që kanë ndërvepru me ndonjë postim a reklamë të faqes tande në Facebook ose Instagram gjatë 30 ditëve të fundit

3. Ata që të kanë dërgu mesazh në faqen tande Facebook ose Instagram gjatë 30 ditëve të fundit

4. Ata që ta kanë rujtë faqen, postin ose reklamen e Facebook-ut a Instagramit gjatë 30 ditëve të fundit

5. Ata që e kanë këqyr 95% të videos që ke postu në Facebook ose Instagram gjatë 30 ditëve të fundit

Nëse ke web-faqe:

Nëse ke web-faqe

6. Ata që ta kanë vizitu web-faqen gjatë 14 ditëve të fundit

7. 25%-shi i parë që ka qëndru ma së gjatë në web-faqen tande gjatë 30 ditëve të fundit

8. Ata që kanë shtuar një produkt tëndin në shportë gjatë 30 ditëve të fundit

9. Ata që kanë blerë prej web-faqes tande gjatë 30 ditëve të fundit

Një shpjegim

Ditët e caktume për audienca janë të projektuara për numër mesatar të vizitave. Ndërsa, varësisht prej numrit të audiencës, mundesh me i zvogëlu ditët. Kjo, që mos me i leju me ju harru ose me ndryshu mendje karshi blerjeve apo veprimit të dëshiruar nga ana jote.

Shpërndaje në