Festa e Bajramit po afrohet! Kjo festë i bon bashkë shumicën e familjeve në Kosovë. Qoftë fizikisht, apo virtualisht me plot urime kreative. Na jemi interesu se çfarë urimesh preferojmë na ma së shumti? Kështu që, i kemi përvjelë durtë edhe kemi hulumtu.
Sipas të dhanave që i kemi nxjerrë prej Google Trends kemi zbulu diçka interesant! Përreth kohës së festës së Bajramit të kalumë, shumë prej nesh kanë hallakatë foto me urime për Bajram, për me ju dërgu njerzve të dashur.
Pse bash foto për “Urime Bajrami”?
Ashiqare që përmes fotove gjejmë ma shumë hapësirë me zhvillu kreativitetin e me dërgu ni urim që doket ma bukur e tërheq ma shumë vëmendje. Tjetra është që përderisa ni urim me foto doket sikur ka marrë ma shumë mund, të njejtën kohë është ma lehtë me e shpërnda.
Shumë foto të tilla urimesh iu dërgohen plot njerëzve apo postohen në grupe shoqërore e familjare.
Çka me bo me kët informacion tash?
Na kemi shku ni kat ma nalt! Masi fotot janë çka po dojmë, hajde p’i bojmë do t’mira!
Ekipi i Hallaktes kemi vendosë me shkri pak mend në disa dizajne të lezetshme, e noshta edhe pak funny, me kriju foto për me jau uru tjerve Bajramin!
Urime për Bajram?
Merri fotot poshtë edhe uroja dikujt Bajramin!
Shpresojmë që ju kanë pëlqy edhe i keni çpu grupet familjare me këto urime!