10 Kurse online që mund t’i ndjekni falas

Endrit Kryeziu

April 27, 2020

Nëse ende nuk po dini se si ta kaloni kohën në shtëpi, ja disa nga kurset më të mira online që mund t’i përcjellni falas. Të gjitha këto kurse janë të krijuara nga institute dhe akademi të njohura të cilat ju mundësojnë të krijoni aftësi dhe shkathtësi të ndryshme. Ja 10 kurset më të mira online falas që ne i kemi përzgjedhë.

1. Harvard University (edX)

Universiteti i Harvardit, si një nga shkollat më të mira në botë, përmes platformës edX ofron një listë të kurseve online nga fusha të ndryshme si shkenca, politika, sociologjia etj… Të gjitha këto kurse janë të pasura me njohuri thelbësore dhe janë të krijuara nga profesorë të shquar.  

Karakteristikat:

1. Kurse online të krijuara nga një prej universiteteve më të mira në botë

2. Përmbajtje e thjeshtë dhe e qartë

3. Mundësi e zgjedhjes sipas aftësive dhe interesimit tuaj

4. Mundësi të certifikimit pas përfundimit të kursit nëse paguani një shumë të caktuar

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.7 nga 5

2. Stanford University (Coursera)

Coursera është një platformë e mësimit elektronik që së fundmi ka bashkëpunuar me universitetin e njohur Stanford për krijimin e kurseve online falas. Këto kurse online ndahen në disa kategori si matematika, inteligjenca artificiale, historia etj…

Karakteristikat:

1. Mundësi të zgjedhjes së kurseve nga fusha të ndryshme

2. Asistencë nga ekipi i ekspertëve të Coursera

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.5 nga 5

3. LinkedIn Learning Lynda

LinkedIn nga Lynda është një platformë e njohur e mësimit në internet që ndihmon individët e të gjitha niveleve të mësojnë lëndë të ndryshme. Lista e kurseve përfshinë lëndë si standardet e uebit, Excel, programim, marketing dixhital etj… Gjithashtu, disa nga këto kurse online janë të integruara me një program certifikimi.

Karakteristikat:

1. Mësoni nga një prej platformave më të njohura që ju udhëzon në çdo hap të kursit

2. Shumica e kurseve janë të lidhura me sesione trajnimi të udhëhequra nga instruktorë dhe video tutoriale

3. Merrni qasje për provime, laboratore, seanca trajnimi dhe projekte praktike me kurse online të zgjedhura

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë 

Vlerësimi: 4.6 nga 5

4. Udemy

Udemy siguron kurse online themelore falas për pothuajse çdo lëndë që egziston në treg dhe ndihmon individët të krijojnë një karrierë të suksesshme. Ndër të tjerash, shumica e kurseve kanë program certifikimi që ju mundëson të merrni një certifikatë pas përfundimit të kursit. Lista përfshinë fusha të ndryshme si pikturimi, ndërmarrësia, kodimi, marketingu, block chain etj…

Karakteristikat:

1. Ndihmon të mësoni lëndë në fusha specifike

2. Disa nga kurset vijnë me ushtrime praktike dhe video 

3. Mund të zgjidhni cili kurs i përshtatet më së miri nevojave dhe kualifikimeve tuaja duke iu përgjigjur disa pyetjeve

4. Ndihmë nga instruktori

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.7 nga 5

5. Creative Live

Creative Live nuk është si platformat e tjera të mësimit elektronik që ofrojnë kurse online falas në fusha të përgjithshme, përkundrazi, është e përqëndruar në disciplina specifike si muzikë, fotografi, art & dizajn, artizanat, etj… 

Karakteristikat:

1. Një platformë e cila është plotësisht e përqëndruar në sigurimin e kurseve krijuese për të zbuluar talentin tuaj të fshehur

2. Mësoni nga ligjerues të njohur 

3. Sfida, ngjarje të drejtpërdrejta dhe përmbajtje të re 

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.8 nga 5

6. Facebook Blueprint

Facebook Blueprint është një program trajnimi falas online për reklama në Facebook dhe Instagram, dhe përfshinë mbi 90 kurse. Që prej fillimit të ketij trajnimi në 2015, më shumë se dy milion njerëz janë regjistruar në të paktën një nga 90 kurset falas që janë në dispozicion. 

Karakteristikat:

1. Kurse online të krijuara nga vetë platforma e Facebook

2. Tutoriale dhe udhëzues për pothuajse çdo sfidë me të cilën mund ta hasni në Facebook dhe Instagram

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.8 nga 5

7. Twitter Flight School

Twitter Flight School është një platformë e mësimit online që ju lejon të mësoni gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me reklamat në Twitter. Pavarësisht nëse jeni i ri në Twitter ose me përvojë, Twitter Flight School ofron kurse online falas të përshtatura për çdo nivel ekspertize.

Karakteristikat:

1. Lëndët në Twitter Flight School janë të strukturuara në mënyrë unike për t’iu lejuar të zgjedhni atë që dëshironi të mësoni

2. Pasi të keni përfunduar të gjitha lëndët, ju keni qasje në një gamë të gjërë studime rastësh dhe kërkime për të lexuar

3. Akses në disa të dhëna solide dhe të thella për t’iu ndihmuar të ndërtoni më mirë strategjinë tuaj në Twitter

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.0 nga 5

8. Skillshare

Duke ofruar më shumë se 30,000 programe, Skillshare mbulon një larami kategorish, si stili i jetës, biznesi, krijimtaria ose teknologjia. Gjithashtu, pasi të keni përfunduar çdo kurs online falas, do të keni mundësi të merrni certifikatë të përfundimit.

Karakteristikat:

1. Mësoni se si mund të përdoren mjete si Illustrator, Photoshop dhe Coral Draw 

2. Kuptoni procesin e krijimit të tekstit për të marrë një trafik të mirë në blogun tuaj

3. Krijoni projekte me çdo kurs që ndiqni për të shfaqur aftësite tuaja për lëndën përkatëse

4. Komunikoni me një komunitet me 7 milionë kontribues dhe krijues

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.5 nga 5

9. YouTube

Certifikimi në YouTube është një seri kursesh falas të krijuara për të ndihmuar krijuesit dhe partnerët e kualifikuar të përdorin sisteme dhe mjete të përparuara në YouTube. Kurset përqendrohen në koncepte si menaxhimi i të drejtave dhe analitika e përparuar. 

Karakteristikat:

1. Mësoni se si të fitoni para në YouTube

2. Mësoni si të monitoroni të dhënat në YouTube Analytics dhe raportet për të zgjidhur ndryshimet e të ardhurave dhe të maksimizoni mundësitë e të ardhurave

3. Gjeni pse është e rëndësishme të konsideroni të drejtat e autorit kur publikoni përmbajtje në internet

Kohëzgjatja: mund ta caktoni vetë

Vlerësimi: 4.9 nga 5

10. Hubspot Academy

Hubspot Academy është një tjetër platformë që ofron kurse online falas për rritjen e aftësive tuaja dhe krijimin e shkathtësive konkurruese në tregun e punës. Këto kurse janë të fokusuar në fushat si biznes, marketing, rrjete sociale, SEO etj…

Karakteristikat:

1. Kurse praktike, të thjeshta dhe të qarta

2. Keni mundësi të mbani evidencë të procesit tuaj

3. Quiz pas çdo niveli për t’iu mbajtur aktiv

Kohëzgjatja: mund ta përcaktoni vetë

Vlerësimi: 4.5 nga 5

Bonus

Ne në Hallakate organizojmë trajnim për Social Media Manager tek zyret tona.

Për më shumë info klikoni këtë link

Trajnim për Menaxher të Rrjeteve Sociale

Burimi: edX, Coursera, LinkedIn, Udemy, Creative Live,
Facebook, Twitter, Skillshare, Youtube, Hubspot .

Shpërndaje në