3GO – Podcast-i për sekretet e një biznesi të suksesshëm

Rreze Hoxha

October 11, 2021

3Go Podcast

3GO ose Trego është Podcast-i i parë vendor mbi historitë, eksperiencat dhe vizionet e njerëzve të sukseshëm.

Hallakate vjen me këtë podcast të shumë-menduar që i grumbullon ndërmarrësit e nismëtarët ma të guximshëm shqiptarë në një vend për me i dëgju tregimet e tyne. Vendosëm me e lëshu në kohën ma të mirë për me e lëshu një podcast, Ditën Ndërkombëtare të Podcast-it (30 shtator).

K’tij lajmi të rëndësishëm i shkonte një mysafir që ka çka me tregu për suksesin e tij.  Për qato, zgjodhëm Drejtorin gjeneral të Telegrafi-t, Gentian Lluka. Ai ndau rrugëtimin e tij deri ku është sot bashkë me plot fjalë t’meçme, me t’i çelë sytë!

Çka është podcast-i?

Nëse veç sa e ke lidhë rrymën ose internetin, ndoshta s’ke ni për podcast. Fatmirsisht na jemi këtu me i shpjegu krejt senet dixhitale. Mënyra ma e shkurtë me e shpjegu pa e kompliku është kjo:

Për dëgjuesin, podcast-i është një emision parimisht zanor me mysafir të ndryshëm që flasim për tema specifike të ndryshme.

“E çka ka dallim prej radios?” – mundesh me pytë ti.

Dallimi është se podcast-i nuk jepet në kohë reale. Inçizohet live, po rregullohet n’postproduksion edhe ruhet qe ti me mujtë me e dëgju ku t’dush, kur t’dush. E ma e mira është që podcast-in tonë mundesh me dëgju falas!

Kcejmë n’temë

Episodi i parë i 3GO-së dulë ma s’pari në Facebook-un tonë e tash mundeni me gjetë edhe në YouTube-in e Hallakates.

Koncepti i kësaj iniciative nuk është i izolumë veç mrena kornizave të eksperiencave vetjake, sado i suksesshëm që mundet me qenë i thirruni. Këtu flitet për situatën në vendin tonë e përtej, mundësitë, sfidat e bizneseve të ndryshme dhe vetë të ardhmen e industrisë.

Do me thanë në zyret e HAPITE-s (Hallakate, Pixels dhe Telegrafi), në çfarëdo tavoline t’lirë që gjejmë, ka me u bo nami!

Këtë herë, në tavolinën e Ping Pong-ut!

Episodi i parë i 3GO podcast

Me fjalë të Valonit, mysafiri i parë – Gentian Lluka, ka qenë prej ditës së parë përkrahës i Hallakate-s, 3GO-së edhe i krejt udhëtimit të ndërtimit të industrisë dixhitale në Kosovë. Ai në këtë episod iu përgjigj 4 pytjeve të Valonit:

1.  Kush është Gentian Lluka?

Genti i ka mbaru studimet për dizajn grafik në vitin 2004 në Akademinë e arteve, në Prishitnë. Mbas studimeve ai ka punu si dizajner në shtypshkronjën Dukagjini. Bile fakt interesant është që ai ka qenë pjesë e ekipit që i ka dizajnu librat shkollor të Dukagjinit në atë kohë. Tha se ka mësu shumë prej Drejtorit Kreativ të atëhershëm në Dukagjin, Edmond Agagjyshi. Dukagjnin e vlerëson për punën profesionale karrshi vëllimit të madh të sajë.

Me kthimin e tij n’Pejë, ai punoi si dizajner për tregun lokal. Prej kërkesës së madhe, e çeli edhe lokalin i cili është hala në Pejë (Top Reklama). Kjo studio grafike u shndërru në një kompani të reklamave dixhitale shumë shpejtë pas hapjes në 2006-tën e tani ka seli edhe në Prishtinë.

Me Telegraf, ai po i numëron 11 vjet tash. Ambicja s’ka të nalun e një të shtyme ai thotë që ua dha pandemia!

2. Qysh ja ka nisë krejt kësaj pune?

Genti ka qenë lexues i rregullt i Telegrafit para se me udhëheq vetë, domethanë i ka intersu gjithmonë. Po kur iu bo oferta për blerjen e Telegrafit herën e parë, edhepse ai veçse ishte ndërmarrës, nuk pati mundësinë me e përballu financiarisht. Kjo e shtyu atë me hulumtu për blerjen e një web faqjeje biznesi. Herën e dytë kur i erdh vera ka dera me të njejtën ofertë, ai pati mundësinë edhe e kapi hapin!

Me gjithë presionin e kundërshitimit të familjes së tij (në përjashtim me mamin – Slay Queen!), Genti thotë se përkrahja e familjes është e rëndësishme, por këshillon krejt ndërmarrësit e rinjë me ngulë kambë kur kanë vizion të qartë se ku po dojnë me mbërri!

Është e rëndësishme me u cekë që Genti i ka pasë 28 vjet kur e ka marrë përsipër Telegrafin e Valoni 34 kur e ka hapë Hallakte-n. Pra, asniher nuk është vonë me nisë ose me marrë një hap të madh në biznes!

3. Qysh është situata sot?

Bota Dixhitale po lëvizë shpejtë edhe po sjellë të reja për me e rritë potencialin zhvillues të bizneseve. Megjithatë, sida ma e madhe ka qenë dhe vazhdon me qenë vetëdijësimi i klientit për integrimin e këtyre risive në shërbimet që ofron. As agjensitë, as portalet, e bile as klientët nuk kanë qenë gati me i pranu ose kërku këto shërbime. Edhepse ato përputhen me tendet botërore.

Me marrjen e një vendimi të prerë në emër të Telegrafit, ku Genti lajmëroi klientët e vet se s’ka me pasë mo banera statik dixhital, ai nisi hapjen e tregut. Përveç kësaj, një anëtar i ekipit të tij nisi iniciativën e vet dhe ndanë me portale të tjera metodat (know-how) e Telegrafit, me këshillën e Gentit.

Pse?

Sepse nuk është e rëndësishme me u zhvillu një portal, por tegu, thotë Genti.

4. E ardhmja e industrisë dixhitale

Telegrafi po e përditëson teknologjinë e reklamimit, tu u siguru me qenë prezent në secilin kanal reklamues. Agjensitë kanë me pasë qasje në kohë reale në krejt asetet dixhitale të portalit (Real Time Bidding).

Gjithashtu premton përmbajtje unike dhe origjinale me fokus në video. Bashkë me videon, e ardhmja është edhe audio, sipas Gentit. E na, padyshim, pajtohemi.

Kur rritet tregu rritemi edhe na!

Shihemi së shpejti në episodin e ardhshëm të 3GO!

Ngoje 3Go në Spotify

Shpërndaje në