4 Aplikacione që t’ndihmojnë me kriju përmbajtje shpejtë

Rreze Hoxha

July 9, 2021

Fanatikë të algoritmit kanë me m’urrejtë që p’e thom qeto, ama: Posto shumë edhe posto shpesh!

Para se me u pëlqy në rrjete sociale, duhesh me u pa! E qekjo është puna ma e v’shtirë. Unë sugjeroj fuqishëm që me postu sa ma shumë e shpesh që mundesh. Domethanë, është punë e v’shtirë po jo e vetmja. Mbasi që të shihesh, qëllimi është me u pëlqy. Pëlqimi mundet me u shprehë bukfalisht me “like”, po edhe me komente, ndarje e mënyra tjera të ndërveprimit me përmbajtje online. Detyra që ki k’tu është me kriju përmbajtje kualitative.

Ditët dinamike të punës tonë nuk na lejnojnë me ia kushtu disa orë ni postimi. Rrjetet sociale janë hala ma dinamike edhe kërkojnë shumë material që me shfaqë postime prej faqes ose llogarisë tane. Zgjidhja është postime ma të natyrshme, të thjeshta. Postime që lypin ma pak kohë me i kriju edhe prap doken najs. Na mujmë me “hakiratë” këto edhe me kriju postime të mira për ma pak kohë, me ndihmën e aplikacioneve të ndryshme.

Për shkak të përmbajtjeve të ndryshme që ka, të duhen disa tools apo vegla me funksione të ndryshme. Disa prej gjanave t’cilat t’duhen për me kriju përmbajtje të shpejtë janë vegla apo aplikacione për foto, video e dizajne.

4 Aplikacione që ju ndihmojnë shumë edhe ju kursejnë kohën janë:

Prequel

Prequel App on the App Store

Prequel është ni app që të ndihmon me bo foto edhe video t’mira. Ka plot filtera që unik që të ofron për të dyja, foto edhe video. Po edhe të ndihmon me editu video me mënyra shumë të thjeshta. Ky aplikacion është për secilin, s’ki nevojë me marrë shumë vesh prej editimit të fotove a videove.

InShot

InShot App on the App Store

Bash dje e komplimentova ni shoqe për atësitë e sajë me bo video të mira. Ia pashë ni storje që ke ni montazhë shumë e lezetshme me pamje të hatashme të Shqipnisë të Jugut. Edhe kur e komplimentova, ajo tha: Rrnoftë InShot-i! S’tha bash qështu, po p’e kupton mesazhin.

InShot është super aplikacion për me editu video shpejtë e mirë. Nuk lypë njohuri fillestare të montazhës. Shtini videot ose videon që don me editu edhe tap-rrap e bon gati! E poston!

Ni t’mirë që e ka është qe mudesh me i rujtë video-t pa “watermark” që mandej me i postu qashtu t’pastra në cilëndo platformë online.

Captions

Shancat që videot që bon kanë me qenë të sukseshme online pa titra janë shumë të vogla. Kjo për shkak se shumica e njer’zve i kqyrin videot pa zo. Po me shti titra, qoftë origjinale a përkthim, lypë jashtëzakonisht shumë kohë e durim. E nëse s’e ki as vaktin as sabrin, ma e mira është me e përdorë aplikacionin Captions. Ky aplikacion i qet titrat automatikisht.

Gjithashtu, ta jep mundësinë me shtu titra, ose m’i editu titrat që i ke qitë ma vonë shumë lehtë.

Canva

Canva App on the App Store

Canva po besoj që nuk është e panjohur ma për kërkon. Kjo iniciativë, tash me vlerë bilionshe, iu ka ndihmu plot njerëzve. Canva është shumë aplikacion i mirë për me kriju dizajne prej template-ave. Me Canva mundet secili me shprehë kreativitetin e vet në dizajne, pa qenë dizajner. Ka tepër shumë template-ave prej t’cilave mundesh me zgjedhë. Template-at mundesh edhe me i lypë varësisht për çka po të duhen. Për shembull, mundesh me lypë formate për postere, storje, poste, cover-a, e sene tjera. Edhe template-at ma të thjeshtë n’pamje t’parë, kanë pafund mundësi editimi. Forja është, me dizajnu diçka shpejtë edhe me postu. Sa ma shumë t’ja marsh dorën, aq ma shpejtë ki me kry punë me Canva.

“E çka nëse s’kom vakt për aplikacione?”

Nëse do me i rritë ndjekësit në profil privat po s’ki hiç kohë të lirë, ose ki biznes në rritje kërkesat e shumta të cilit nuk po mundesh me i përtheku vetë. Nëse nuk e ki kohën, vullnetin, dëshirën me u marë as tools e aplikacione të ndryshme… Edhe këtu mujmë me të ndihmu!

Në këtë rast, bën mirë me gjetë kompani të specializuar për rrjete sociale me të cilën bashkëpunon për me i përmbushë nevojat edhe kërkesat tua mbi prezencën online. A p’e din ku p’e qesim?! Po HALLAKATE pra! Kuptohet. Si agjencia e parë pure-play në Kosovë, kemi përvojë me krejt shërbimet që e rrisin prezencën tone online edhe rrjedhimisht biznesin. Na bojmë krijimin, zhvillimin edhe menaxhimin e prezencës tone online. Prej anës teknike, kreativitetit, e deri te reklamat e menume fell. Me Hallakte, ki me hallakatë tregun!

Shpërndaje në