100% Prodhim Vendor

Me vendosjën e taksës prej 100% ndaj produkteve të Serbisë nga Qeveria e Ramush Haradinaj, filloi të rritet konsumi i produkteve vendore. Në mënyrë që ti përkrahim sa më shumë prodhuesit vendor, ekipi jonë erdhi me idenë për të ndihmuar zhvillimin e imazhit të prodhuesve vendor nga ana e kompanive kreative në vend.

Tagged:

#prodhimvendor #viral #ekonomi

Si e kemi ndihmuar

Ideja, koncepti, ueb faqe, konsulencë.

Kë e kemi ndihmuar

Prodhuesit vendor

Sfida

Shumë prodhues vendor në Kosovë, përveç sfidave të bërjes së biznesit, kishin edhe mjaft problem me marketingun e produkteve të tyre si prodhim vendor. Shumë qytetarë nuk ishin në dijeni se cilat produkte janë prodhime vendore dhe kush i prodhon ato. 

Zgjidhja

Duke e përcjellë situatën, ne dhe kompanitë tjera kreative e softuerike, erdhëm me idenë për të ndihmuar prodhuesit tanë vendor. Kështu, kontaktuam miqtë tanë tek Kutia dhe Honedon që të na bashkëngjiten në iniciativën per ti ndihmuar prodhuesit vendor duke krijuar platformen prodhimvendor.com

Rezultati

Pas një takimi me Arianit Fazliu nga Kutia dhe Abdullah Hasani nga Honedon, arritëm tek koncepti i slloganit, logos dhe webit prodhimvendor.com . Menjëherë u postua në rrjetet sociale dhe u pëlqye nga mijëra qytetarë e biznese që filluan ti përkrahin prodhuesit vendor. 

Prodhuesit vendor që arritëm t’iu ndihmojmë janë: Persi Deterxhent, Leka Lamps, Unik Take etj…