fbpx

Bac, Çikat Na e Zbardhën Ftyrën

10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ekipi jonë vendosi ta reflektojë me slloganin e famshëm të shpalljës së pavarësisë: 'Bac,u kry' por me një modifikim të vogël. Kemi zgjedhur që këtë datë ta festojmë duke e krijuar një imazh në të cilin shfaqen vajzat tona të suksesshme në gjithë botën. Për realizimin e kësaj kampanje, kemi bashkëpunuar me Image of Kosovo.

Tagged:

#qef #edukim #viral

Si e kemi ndihmuar

Ideja, koncepti, strategjia, shpërndarja, copywriting.

Kë e kemi ndihmuar

Publiku i përgjithshëm dhe Image of Kosovo.

Sfida

Gjatë kohë kishim diskutuar me ekipin tonë se çka duhet të bëjmë për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fillim të muajit janar, ekipi jonë iu bashkua iniciativës së ICK-së dhe Zyrës së Presidencës së Kosovës për të kontribuar me ide dhe përmbajtje kreative gjatë gjithë fushatës së 10 vjetorit. Gjatë këtij procesi, mendonim dhe diskutonim se çfarë përmbajtje do të mund të realizonim me qëllim që të shkojë VIRAL.

Zgjidhja 

Gjatë një dite të zakonshme pune në zyrën tonë, po diskutonim rreth një projekti të një klienti tonë. Duke menduar se çka duhet klientët tanë të bëjnë për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë, lindi nevoja që edhe Hallakate të krijonte diçka. Ideja ishte që në saje të 10 vjetorit të Pavarësisë, të promovohet suksesi dhe arritja e çikave tona në Kosovë dhe në botë. 

Duke reflektuar në 10 vitet e Pavarësisë së Kosovës që nga shpallja e saj më 17 Shkurt 2008, na u kujtua sllogani i famshëm i asaj dite ‘Bac, u kry’. Përmes këtij sllogani, erdhi ideja që ky i fundit të modifikohet me qëllim që të promovohet suksesi i çikave tona duke u shndërruar në ‘Bac, çikat na e zbardhën ftyrën’.

Të frymëzuar nga skulptura e presidentëve amerikan në Malin Rushmore, dizajnerja jonë, Nita erdhi me këtë dizajn.

Rezultati 

Në bashkëpunim me miqtë tanë në Image of Kosovo, vendosëm ta bëjmë publike dizajnin një ditë para Përvjetorit të Pavarësisë. 

Gjithçka shkoi qetë për disa orë, deri kur dizajni morri hov dhe shkoi VIRAL. Dizajni, teksti dhe momentumi bënë që shumë fytyra publike, politikanë, ambasadorë e media ta shpërndajnë këtë imazh duke e shndërruar kështu në simbol të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.  

U hapen shumë diskutime se kush duhet të jetë në këtë fotografi andaj ekipi jonë i mirëpriti propozimet si Era Istrefi, Vlora Çitaku, Jeta Xharra, Geta Beça, Uta Ibrahimi, Bebe Rexha… dhe kjo vetëm se e vulosi porosinë që donim ta përcjellnim, e që ishte se Kosova nuk ka vetëm tre por ka shumë çika që po arrijnë majat e suksesit në botë.