Tagged:
#prodhimvendor #viral #ekonomi
Shumë prodhues vendor në Kosovë, përveç sfidave të bërjes së biznesit, kishin edhe mjaft problem me marketingun e produkteve të tyre. Shumë qytetarë nuk ishin në dijeni se cilat produkte janë vendore dhe kush i prodhon ato.
Duke e përcjellë situatën, ne dhe kompanitë tjera kreative e softuerike, erdhëm me idenë për të ndihmuar prodhuesit tanë vendor. Kështu, kontaktuam miqtë tanë tek Kutia dhe Honedon që të na bashkangjiten në inicativë
Pas një takimi me Arianit Fazliu nga Kutia dhe Abdullah Hasani nga Honedon, arritëm tek koncepti i slloganit, logos dhe webit. Menjëherë u postua në rrjetet sociale dhe u pëlqye nga mijëra qytetarë e biznese që filluan ti përkrahin prodhuesit vendor.
Prodhuesit vendor që arritëm t’iu ndihmojmë janë: Persi Deterxhent, Leka Lamps, Unik Take etj…