Prej Sot Gatitu

Një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ishte edhe dita e themelimit të ushtrisë. Ne në Hallakate, patëm mundësinë të krijojmë një emblemë përkatëse pikërisht për të shënuar dhe festuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Tagged:

#viral #kosova #ushtria

Si e kemi ndihmuar

Ideja, koncepti, strategjia, shpërndarja, copywriting.

Kë e kemi ndihmuar

Publiku i përgjithshëm.

Sfida

Dita e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, shënonte një moment historik për vendin tonë, ne filluam të mendojmë çka mund t’ju ofrojmë përdoruesve për të shënuar dhe festuar këtë ditë edhe online.

Zgjidhja

Të inspiruar nga personazhi GI Joe, personazh i fëmijërisë së shumë gjeneratave, erdhi ideja për të krijuar një emblemë e cila do të përfaqësonte ushtarin kosovar. Kontaktuam me Abdullah Hasanin në Hondeon, e spjeguam idenë dhe filluam skicimin.

Rezultati

Pas disa skicimeve, arritëm në verzionin e përfunduar. Kjo emblemë morri hov të madh jo vetëm online por edhe në të gjitha mediat tjera në vend. Prej Sot Gatitu, u përdor që nga Kuvendi i Republikës së Kosovës atë ditë e deri te secili qytetar i rendomtë.