Nëse ende s’keni ndëgju për TikTok, ja krejt çka ju duhet me ditë
Hallakate
March 5, 2020
TikTok është një platformë sociale e cila përmes aplikacionit të saj numëron mbi 500 milionë përdorues aktiv çdo muaj. Ky aplikacion përdoret për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra, komike, me efekte dhe muzikë. Fillimisht u lëshua në treg nën emrin ‘Douyin’ në vitin 2016 në Kinë.
Pas një viti, ky aplikacion u lëshua në vendet jashtë Kinës përmes kompanisë ByteDance. Pikërisht kjo kompani, në të njejtin vit, bleu aplikacionin ‘Musical.ly’ dhe si rezultat pati akses të drejtëpërdrejtë në targetimin e grupmoshave të reja në tregun amerikan dhe më gjërë, me çka u rrit dukshëm përdorimi.
Një karakteristikë tjetër e TikTok janë edhe sfidat e veçanta, si psh. #raindropchallenge, #posechallenge ose #haribochallenge.
Atëherë, si të përdorim aplikacionin sensacional, TikTok?
– Pasi e keni shkarkuar aplikacionin në telefon, duhet të krijoni llogarinë tuaj personale.
– Ne Homepage, klikoni ikonën në këndin e djathtë poshtë.
– Egzistojnë dy mënyra për tu lidhur: krijimi i një llogarie të re ose përdorimi i një sistemi të tretë për tu lidhur si psh. Email, Facebook, Instagram apo Twitter.
– Nëse zgjedhni të krijoni një llogari të re, atëherë duhet të selektoni ditëlindjën tuaj.
– Mundeni të lidheni përmes numrit të telefonit ose email adresës.
– Krejt në fund, vendosni fjalëkalimin.
Për të krijuar video të re:
– Klikoni në butonin ‘+’.
– Filloni të incizoni.
– Mbani butonin e kuq për të incizuar.
– Mundeni të përdorni edhe opsionin ‘Countdown’ në anën e djathtë për tu përgatitur para se të fillojë incizimi.
– Mund të zgjedhni shpejtësinë me të cilën shkon incizimi, filtera të ndryshëm për video dhe efekte.
– Duke klikuar në butonin ‘Pick a sound’ mund të zgjedhni ndonjë muzikë për ti dhënë më dinamikë videos tuaj.
– Njëkohësisht, mundeni ta editoni videon duke e prerë zërin, përshtatur volumin etj…
Fakte tjera interesante për TikTok:
– është aplikacion falas android dhe IoS
– numëron mbi 1 miliardë përdorues
– 1.5 miliardë shkarkime të aplikacionit në AppStore dhe Google Play
– 41% të përdoruesve janë të moshës 16 deri në 24 vjeç
– 60% e përdoruesve i takojnë gjeneratës Z
– 466.8 milionë shkarkime në Indi, 173.2 milionë shkarkime në Kinë, 123.8 milionë shkarkime në SHBA
– përdoruesit shpenzojnë mesatarisht 52 minuta në ditë
– TikTok mund të përdoret në mbi 150 shtete
– numri i përdoruesve të rritur në SHBA është rritur nga 2.6 milionë në vitin 2017 në 14.3 milionë në vitin 2019
– më shumë se 1 miliard video janë shikuar çdo ditë në vitin 2019
– shumë krijues në TikTok kanë me miliona ndjekës
– hashtag-u #Kosovo është shikuar 254 milionë herë
– hashtag-u #kosovogirl është shikuar 14.8 milionë herë
– vetëm hashtag-u #ukcomedy i vetëm i ka mbi 5.7 miliardë shikime
– vetëm në vitin 2018, ky aplikacion është shkarkuar mbi 600 milionë herë
Përshkak të suksesit të madh të këtij aplikacioni, platforma më e madhe sociale, Facebook, tash e disa kohë po mendon një strategji për të mposhtur TikTok. Si rezultat, Facebook lëshoi një aplikacion të ngjajshëm të quajtur Lasso, që është pothuajse identik sikur TikTok dhe i cili njejtë ka për target, grupmoshat e reja si fëmijët dhe adoleshentët.
Para disa muajve, u publikuan edhe audio incizime gjatë një mbledhje të kryesisë së Facebook-ut ku dëgjohet diskutimi i Mark Zuckerberg dhe anëtarëve të tjerë, pikërisht rreth suksesit të TikTok.