Qysh me i përdorë filterat në Instagram?

Hallakate

February 21, 2020

filter, nusja digjitale

Filterat AR janë trendi më i madh në platformën sociale Instagram përmes se cilëve përdoruesit gjithnjë e më shumë po krijojnë përmbajtje interesante në Instagram Stories.

Nëse doni me msu se qysh me i përdorë këto filtera edhe ju, lexoni tekstin më poshtë. ?

Egzistojnë 3 mënyra të ndryshme se qysh përdorën filterat në Instagram:

1. Instagram Filterat e Followers në Story

Për të përdorë edhe ju ndonjë filter që dikush nga Followers e tu e ka shpërnda në Story, atëherë klikoni në emrin e filterit në anën e majtë lartë. 

Pasi ta klikoni emrin e filterit përkatës, do ju hapet një meny. Kjo meny do ju jep mundësi për ta provuar, për ta ruajtur filterin apo edhe për ta ndarë me dikë tjetër. Për ta provuar filterin në fytyrën tuaj, klikoni në butonin ‘Try It’.

2. Instagram Filterat në Profil

Vizitoni profilin e atij krijuesi, qoftë person apo kompani që e ka krijuar një filter të caktuar. Poshtë seksionit ‘Bio’ në profilin e tyre, gjeni një shirit me 3 ikona. 

Ikona në mes ju shpalosë një galeri të të gjithë filterave të mundshëm që ky profil i caktuar i ka krijuar. 

Klikoni në njërin nga filterat që doni ta përdorni dhe ju hapet shembulli se si mund të duket ky filter në fytyrën tuaj.

Pasi t’iu hapet shembulli se si duket filteri i krijuar, për ta provuar edhe ju klikoni butonin ‘Try It’. 

3. Instagram Filterat në Story

Tek profili juaj apo tek Feed-i në Instagram hapeni mundësinë për Stories. Pastaj, do ju hapet një meny poshtë me mundësi për ta zgjedhur filterin që dëshironi ta përdorni.

Për ta bërë foton me filterin që e keni zgjedhur, klikoni edhe njëherë rrethin me filterin e caktuar. 

Tash klikoni këtu dhe provojeni filterin tonë më të ri, ‘Nusja Dixhitale’! ?

Shpërndaje në