4 Facebook updates që duhet t’i dini për 2021!

Rreze Hoxha

March 11, 2021

Facebook updates janë ndryshimet e vazhdueshme që rrjeti Facebook i aplikon në platformën e vet për ta përmirësuar atë.  Në këtë artikull, ne do ju prezentojmë ndryshimet më të fundit që ka bërë kjo platformë!

Hallakate do të ju ofrojë risitë më të mëdha të botës dixhitale dhe mediave sociale. Kështu, ju do të dini t’i përdorni më së miri këto platforma për të rritur biznesin tuaj. Përveç kësaj, do të qëndroni përherë një hap përpara konkurencës suaj në treg!

Ja edhe Facebook updates më të fundit:

1. “Account Status” i shtohet profilit

Kjo veçori tregon të gjitha faqet dhe grupet të cilat menaxhoni. Prej tani, do të mund të shihni edhe të gjitha kufizimet (restrictions) që i ka caktuar Facebook-u secilës faqe. Këtë veçori e gjeni te “Account Settings Menu” dhe ka ikonën e çantës së punës. Nëse nuk e shihni ende, mos u alarmoni, se ky ndryshim do të vijë te ju më vonë!

2. “Pages” tani me pamje të re

Pamja e “Pages” në Facebook nuk është njësoj! Mundësia për të bërë “Like” një faqjeje është hequr krejtësisht në mënyrë që mos t’i bëjë konkurencë opsionit “Follow”. Në këtë mënyrë, do të hiqet edhe konfuzimi që mund të ketë audienca se cilin opsion të zgjedhë.

Edhe lëvizja mes faqesh të ndryshme që menaxhon është bërë më e thjeshtë. Faqeve u është shtuar edhe veçoria “Q&A” (Pyetje & Përgjigje) ku vizitorët e faqes ose faqeve tuaja mund të parashtrojnë pyetje dhe kur ju jepni përgjigjet, ato ruhen ku edhe tjerët mund t’i shohin më vonë.

Komentet e figurave publike në faqen tuaj do të shtyhen përpara që të bëhen më të dukshme. Faqja juaj do të mund të ndjeket (bëhet Follow) prej të tjerëve nga seksioni i rekomandimeve, madje edhe nga komentet.

Ju do të keni mundësinë të vendosni çfarë qasjeje i jepni adminëve që shtoni në faqen tuaj. Mund t’ua lejoni atyre kontrollin e plotë apo vetëm të pjesërishëm. Kjo vlen për postime, reklama, qasje në të dhëna (Insights), e të tjera.

3. Zgjerohet “Access Your Information”

Facebook Access Your Information

Seksioni “Access Your Information” ndahej në dy: “Your Information” dhe ”Information About You”, si me qenë “Buka” dhe “Kulaqi”. Fatmirësisht, Facebook-u ka ndarë 8 segmente në “Access Your Information” tash:

Your Activity Across Facebook,
Friends and Followers,
Preferences,
Personal Information,
Logged Information,
Ads Information,
Apps and Websites Off of Facebook dhe
Security and Login Information.

Tani mund të shohësh edhe ku ke qenë në trajektoren e lokacioneve tua. Ja se si ndjehemi ne për këtë:

“Krejt po m’dokët qe dikush po na kqyrë!”

Mahmutovitet dhe Rexhepovitet

4. Ndjekësit si audiencë

Ndjekësit e faqes suaj do të ruhen automatikisht si një audiencë e veçantë. Atë do të mund ta përdorni pastaj për nevojat tuaja reklamuese.

Një “Lookalike Audience” apo audiencë të ngjashme do të formohet poashtu automatikisht.

Një gjë është e sigurtë: Facebook updates nuk do të ndalen asnjëherë! Andaj, informohuni për ndryshimet që ndodhin në këtë platformë dhe mundësitë e shërbimet që i shton ajo vazhdimisht.

 

Source: Facebook

Shpërndaje në