Facebook Messenger vjen me sene të reja!
Rreze Hoxha
October 1, 2021
Facebook Messenger ka dalë qe 10 vjet! A po ndihesh i/e vjetër hala?
Historia e Facebook Messenger
Facebook Messenger, apo veç Messenger qysh e njohin shumica, njëherë e ka pasë emrin Facebook Chat. Kur ka mbërri me u bo aplikacion në veti, ka marë emrin që ka tash. Në vitin 2014 Facebook-u e ka marë ni vendim diskutabil. E ka largu mundësinë e mesazheve prej platformës Facebook, tu i detyru përodruesit e vet me e instalu ni aplikacion tjetër nëse dojnë me ju shku njerëzve në Facebook. E ke sha a s’e ke sha Facebook-un për këtë punë, atyne iu ka dhezë!
Bile, Messenger Kids u shpallë aplikacioni i dytë i instalumë ma së shumti prej 2011-tës deri më 2019. Ky aplikacion është variant i Facebook Messenger i krijuar për fëmijë ndër moshën 13 vjeçare. Vitin e kaluar, Facebook ia ka shtu ni karakteristikë Messenger-it me emrin Messenger Rooms ku mujnë me folë me video deri në 50 njerëz. Kjo i bën tash konkunrencë Zoom-it në rritjen e trendit të takimeve virtuale të shtyra prej pandemisë.
Përveç që e ka ndërru logon e vet 4 herë (challenge: a t’kujtohen krejt?), Facebook Messenger shton përditësime të reja për çdo herë.
Të rejat nga Facebook Messenger
Dikur i kanë festu ditëlindjet veç njerëzit, tash çka s’ka dalë!
Mujin e fundit Facebook Messenger i ka mbushë 10 vjet! Për këtë arsye edhe të rejat që i ka sjellë kanë të bëjnë me temën e ditëlindjes.
Shumë karakteristikave që veç ekzistojnë iu ka shtu atribute me temën e ditëlindjes. Për shembull, ka shtu soundmoji, efektet me AR (augmented reality), sticker-a e chat enkas për ditëlindje. Po noshta ma e veçanta është mundësia me dërgu pare si dhuratë për ditëlindje, e shoqërume me urime të ndryshme.
Po i ndajmë nja tri ma cool me t’i shpjegu…
1. Word Effects
Një atribut që u shtu quhet “word effects”. Ndoshta mënyra ma e mirë me ta shpjegu se qysh doket osht me diqka qe veç e ke pa. A p’e din qysh kur t’reagojsh ne ni Instagram Story me najnonin prej emoji-ve qe ti qet aty, të mushet ekrani me qat emoji? Qeky trip ka me funksionu edhe në Facebook Messenger tash! E mira: mundesh me e dërgu ni fjalë edhe me ja caktu ni emoji qasaj fjale. Sikur në foton e këtij artikulli nalt. Domethonë, ti mundesh me vendosë që, për shembull, nëse ia shkrunë dikujt fjalën “urime”, ekrani i mbushet me emojin me dy gota që cakërrohen kur ta hapë mesazhin.
2. Loja “Most likely to”
A p’e din lojën “Most likely to”? Most likely to, qysh i tregon edhe emri, është kur një grup njerëzish i marin do fakte (zakonisht qesharake) edhe votojnë se për cilin prej tyne osht e mundshme me vlejte ato. Ktyneher u lujtë me letra, e tash n’Messenger!
Facebook Messenger e ka pru këtë lojë në grupe në formë të sondazheve. Faktet i ofron vet Messenger. Aty ku i kemi qitë sondazhet ose Polls, tash në të djathtë janë edhe faket. Mundesh me e dërgu si Poll edhe me votu edhe vet, veten ose të tjertë.
3. Dërgo dhuratë për ditëlindje
Koqituni mirë se tash po folim për pare!
Një prej ideve që Messenger ka pasë ka qenë mundësimi i dhurimit të pareve përmes këtij aplikacioni. Kjo është mendu si dhuratë për ditëlindje. Kjo dërgesë bohet e mundun përmes Facebook Pay. Për ni udhëzues ma të detajumë në lidhje me këtë opsion, referojuni këtij artikulli prej The Balance. Në qoftë se kjo mundësi ju ka goditë në shpirt, na tregoni me komente në rrjete sociale edhe ju tregojmë hap pas hapi të gjithë procesin në shqip te blog-u jonë.
Tjetër najsen?
Diçka tjetër që flitet se ka me u bo është ni ndërkomunikim mes aplikacioneve të Facebook-ut. Qashtu qysh Facebook-u i ka ndërlidhë mesazhet tona në Instagram me Messenger-in, njejtë mendon me e inkuadru edhe Whatsapp-in. Krejt këto mendohen me komuniku me njona tjetrën në të ardhmen.
Në total, Facebook Messenger ka lamëru 10 sene të reja. Nuk e dimë sigurt nëse kjo shifër është e qëllimshme. Si çdo përditësim tjetër i aplikacioneve të mëdhaja, jo krejt mundësitë lëshohen meniherë. Ky proces ka fillu prej 25 gushtit dhe përveç faktorit kohor, përfshinë edhe faktorin gjeografik. Kjo do me thanë që vendi se ku gjendesh e përcakton se sa e kaniherë edhe cilat mundësi vlejnë për ty.