Festimi i kreativitetit dhe teknologjisë në Ditën Botërore të Artit
Hallakate
April 15, 2020
Dita botërore e Artit
Nuk ka asgjë më mirë se me festu Ditën Botërore të Artit duke hulumtuar historinë dhe analizuar shkrirjen në mes të artit dhe shkencës. Është një temë që jo vetëm ka tërhequr vëmendjen time, por është edhe mjaft aktuale.
Është me të vërtetë mjaft e vështirë të perceptohet se si do të shkrihen këto dy fusha së bashku, pasi ato priren të jenë e kundërta e njëra-tjetrës. Shkenca është e strukturuar dhe analitike, ku testohen teori të ndryshme, ndërsa arti ka të bëj me krijimtari duke e lejuar shprehjen artistike përmes mishërimit të fuqisë emocionale.
Sidoqoftë, kur bëhet kombinimi i këtyre të dyjave, gjëra të mrekullueshme lindin. Prandaj, për këtë ditë të rëndësishme të jetës së njerëzve, duke e marrë parasyshë fushën tonë të ekspertizës, teknologjinë dhe pasionin tim për artin, unë kam vendosur të zgjedh tre nga shumë individë të tjerë të rëndësishëm që kanë dhënë kontribute të mëdha në teknologjinë që ne e përqafojmë në ditët e sotme.
Në paragrafët e mëposhtëm do të keni mundësi të lexoni shkurtimisht rreth zbulimeve të Samuel Morse, Hady LaMarr dhe Georges Méliès.
Samuel Morse
Samuel Morse ishte një artist me arritje të mëdha që kishte studiuar në Akademinë Mbretërore të Arteve. Ai ishte i njohur me portretet që i krijonte. Piktura e tij, “Galeria e Louvres” është ndër më interesantet pasi tregon se si njerëzit mbanin mësimet në shekullin XIX.
Sidoqoftë, ai kishte dhënë një kontribut të madh në shpikjen e sistemit unifikues të komunikimit të përdorur nga operatorët telegraf në të gjithë botën: Kodi Mors. Ky ishte një telegraf elektrik që duke përdorur elektromagnetët, një vepër e Joseph Henry, i lejoi Morsit të dërgonte mesazhe me largësi mbi 16 km.
Kodi Mors u zhvillua edhe më tej kur Morse bashkë me kolegun e tij Alfred Vail në 1838, përdorën karaktere të koduara të tekstit si një sekuencë e standardizuar e dy kohëzgjatjeve të ndryshme të sinjalit, të quajtura pika dhe vija.
Ai dërgoi linjën e tij të parë telegrafike nga Uashingtoni në Baltimore më 24 maj 1844 me tekstin “What hath God wrought.”
Kjo jo vetëm që lehtësoi komunikimin por ndihmoi edhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të teknologjisë dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
Hedy LaMarr
Hedy LaMarr ishte një aktore amerikano-austriake që njihej më së miri për rolet e saj në filmat “Algiers” dhe “Samson dhe Delilah”, të dy filma të nominuar për Oscar.
Përveç karriesës së saj në aktrim ajo kishte aftësi në produksion si dhe shpikje. Së bashku me kolegun e saj George Antheir në 1941 ata shpikën teknikën për ndërrimin e shpejtë të frekuencës së komunikimit në radio për tu mbrojtur nga nacistët. Kjo lëvizje e frekuencës ishte një hap i madh në zhvillimin e teknologjisë megjithëse La Marr nuk ishte njohur si krijuese deri sa u kuptua rëndësia e saj.
Sistemi i Komunikimit Sekret përfshinte përdorimin e valëve bartëse të frekuencave të ndryshme, që është e vështirë të zbulohet ose deshifrohet. Ishte përshtatur për kontrollin në radio që përdorte një palë regjistrimi të sinkronizuar – njëra për të transmetuar stacionin dhe një në stacionin pritës – një frekuencë që do të ndryshonte herë pas here në mënyrë që të ishte e vështirë për armikun ta zbulonte.
Në ditët e sotme falë shpikjes së Sistemit të Komunikimeve Sekrete ne kemi gjithçka, që nga GPS e deri në teknologjinë Bluetooth, e cila ndihmoi në zhvillimin e mëtutjeshëm të teknologjisë.
Georges Méliès
Ka mundësi që shumë e njohin atë nga filmi “Shpikja e Hugo Cabret” një film nga Martin Scorsese. Përkundër faktit se ky është një film aventurë – fantazi, përfshin shumë të vërteta brenda. Ky film tregon historinë e Georges Méliès, një nga kineastët e parë që ka përdorur truqe të ndryshme për të bërë filma, prandaj ai njihet si babai i efekteve speciale në filma, megjithëse Oscar Rejlander krijoi efektin e parë të veçantë në botë në 1857 i cili revolucionarizoi të ardhmen e kësaj industrie. Përkundër faktit që Méliès njihet si babai i efekteve speciale, Alfred Clark krijoi efektin e parë të fotografisë për herë të parë në 1895.
Méliès eksperimentoi shumë në krijimin e filmave duke përdorur fotografi me kohë të zgjatur, ekspozimin e shumëfishtë, shpërndarjet, piroteknikën, makineritë teatrale, gjithçka që mahniti audiencën. Ai jetoi në periudhën kur njerëzit ishin të mrekulluar nga shkenca, zbulimet e ndryshme, ekspedita përfshirë arritjen e planeteve të tjerë – elemente që e ndihmuan atë në krijimin e filmave unik.
Përkundër gjithë kësaj historie, ne duhet të jemi mirënjohës ndaj tyre për përdorimin unik të fotografisë dhe kreativitetit të tyre e që ka shumë mundësi që në ditët e sotme përdorimi i “Filterave” është produkt i arritjeve të tyre.
Rekomandime:
Zbulime të tjera të rëndësishme që ju nxisim t’i shikoni
• Shpikja e baterisë në vitin 1800 nga fizikanti italian Alessandro Volta
• Lidhja në mes të energjisë elektrike dhe magnetizmit në vitin 1820 nga fizikanti danez Hans Christian
Burimi: Patenta Google, History.com, Vox.com