Fjalët kyçe – Çka janë, si gjenden, si dhe 3 vegla ndihmuese!

Rreze Hoxha

June 11, 2021

Fjalët kyçe janë ato që na ndihmojnë të gjejmë përmbajtje të ndryshme në internet. Po çka nëse ti nuk je kërkuesi? Ndoshta je në anën tjetër të kërkimit. Nëse përmbajtja jote është çka don me u kërku edhe me u gjetë lehtë, ky artikull është për ty! 

Domethanë, po ju drejtohemi të gjithë juve që shruani përmbajtje. Qoftë nëse shkruan për një kompani apo je ndërmarrës/e dhe ke kompaninë tënde. Nëse nuk je i sigurt qfarë fjalë me përdorë? A po i shkruan fjalët drejtë? Me cilat fjalë kyçe don me u kërku e me u gjetë në internet? Atëherë, na mujmë me të ndihmu!

Çka janë fjalët kyçe?

Fjalët që përdoren për shënjestrimin e një përmbajtje online ndryshe quhen fjalë kyçe. Ato kanë rëndësi themelore për prezencën tënde online dhe rrjedhimisht biznesin tënd. Fjalët që përdorë caktojnë rendin e përmbajtjes tënde në faqe te Google, pra sa lehtë ose sa vështirë mundet me u gjetë ajo nga lexuesit. Kjo varet nga lloji i fjalës, konkurenca që ka ajo në treg dhe për çka kërkohet. Pra, nëse fjalët që ke përdorë i kanë tërheqë njerëzit e duhur. Këta do të ishin ata që kanë interes ose nevojë për produketet a shërbimet tua. 

Qysh me i gjetë fjalët kyçe për ty?

Ka disa këshilla për zgjedhjen e të ashtuquajturave fjalë kyçe. Më bazikja është me mendu se qysh i kishe kërku ti vet produktet a shërbimet që ofron. Pastaj, me pasë parasysh se cilat fjalë logjikisht kërkohen ma shumë. Për shembull, fjalët e përditshme kërkohen ma shumë se emrat specifik të produkteve. Kjo meret si njohuri e përgjithshme, por nuk është gjithmonë e saktë. Pra, nuk mundemi me llogaritë në saktësinë e supozimeve tona. Përveç këtij limitimi, fjalët e zakonshme kërkohen aq shumë sa konkurenca mundet me i fundosë përpjekjet tona për me u renditë ma lartë në rezultatet e shfletuesit (browser) që përdorë.

Ecuria që rritë numrin e vizitorëve në faqen tënde në internet, si dhe renditja më lart e përmbajtjes tënde në rezultatet që kthen shfletuesi pas kërkimit online, njihet me shkurtesën SEO (Search Engine Optimization).

Këshilla mbi SEO dhe fjalët kyçe ka mjaft online në formë artikujsh a blloxhesh. Prandaj, ne po dojmë me ju prezentu me vegla elektronike që janë dizajnu pikërisht për këtë punë.

Keywords Everywhere

Display of Keywords Everywhere

Keywords Everywhere është vegël elektronike që mundesh me download-u si “extension“ në Chrome apo Firefox. Kjo vegël të tregon të dhana për çfarëdo fjale që kërkon. Sa herë është kërku muajin e fundit? Sa konkurrencë ka dhe sa do të kushtonte me lëshu reklamë me atë fjalë?

Qysh me përdorë?

Mbasi ta instalosh, lëshoje atë te ikona që del lart në shiritin e parë të shfletuesit tënd. Ikona ka shkronjën “K“ dhe gjendet shumë lehtë. 

Keywords Everywhere ofron disa të dhëna, të cilat është mirë të ndahen në ato për SEO dhe ato për SEM. Domethënë ato që të duhen kur do të ofrosh përmbajtje online por pa paguar (Search Engine Optimization) dhe atëherë kur do të lëshosh reklama me pagesë për përmbajtjen tënde (Search Engine Marketing). Ne jemi duke u përqëndru në rastin e parë, kur ti i shikon vetëm të dhënat që kanë të bëjnë me kërkimin organik. Domethënë çka kërkojnë njerëzit vet dhe jo kur klikojnë material te paguar ose reklama.

Gjërat që ofron Keywords Everywhere që na hyjnë në punë për SEO janë, sa herë kërkohet ajo fjalë kyçe për muaj dhe sa konkurencë ka në Google (domethënë sa njerëz po e përdorin të njejtën fjalë për të shënuar përmbajtjen e tyre). Ne ju sugjerojmë të gjeni balancin mes konkurencës së ultë, por kërkimit të lartë.

Google Keyword Planner

Dsiplay of Google Keyword Planner

Keyword Planner është dizajnuar t’u ndihmojë reklamuesve të gjejnë fjalët kyçe më të rëndësishme për biznesin e tyre dhe njëkohësisht të gjejnë të dhëna për ndonjë fjalë kyçe që ata janë të interesuar si për shembull, numrin se sa herë është kërkuar një fjalë kyce, konkurrencën dhe çmimin që kompanitë e tjera janë duke paguar për ta targetuar një fjalë kyçe specifike.

Ky mjet i rëndësishem si për pjesën organike dhe të reklmamimit në botën e marketingut dixhital.

Për çka përdoret?

Google Keyword Planner përdoret për:

Zbulimin e fjalëve të reja kyçe të kërkimit
Për të parë mesataren e kërkimit mujor për fjalët kyçe
Për të përcaktuar buxhetin për kampanjat e ardhshme
Krijimin e kampanjave të reja të kërkimit

Moz Keyword Explorer

Display of Moz Keyword Explorer

Specialistët e SEO në Moz kanë vendosur që të krijojnë një mjet më gjithpërfshirës të hulumtimit të fjalëve kyçe që automatizon më shumë procesin, por gjithashtu jep të dhëna më të vlefshme dhe të përdorshme. Ky mjet kërkmi për fjalë kyce të çon gjatë gjithë procesit të hulumtimit të fjalëve kyçe nga zgjedhja e tyre, marrja e të dhënave deri te ndërtimi i një liste, filtrimi i fjalëve kyçe e priorizimi i targetimit të tyre bazuar në numrat që kanë rëndësi.

Për më tepër, Moz Keyword Explorer ofron sugjerime për fjalë kyçe, si dhe Analiza SERP (Search Engine Results Pages).

Populli thotë: Prej beleshit zarar s’ka! Prandaj, përdor këto mundësi për t’i ndihmuar biznesit tënd falas! Në këto kohë të mbingarkuara me informacion, para se të mund të përfitosh duhet me e gjetë një mënyrë me u pa prej klientëve potencial. Nisja me fjalët kyçe!

Shpërndaje në