Genc Meraku flet për industrinë në 3GO!

Rreze Hoxha

December 23, 2021

Kthehemi fuqishëm me episodin e 5-të! Mysafir: Genc Meraku | Themelues: Zero Pozitive

Genc Meraku pra!

Për dikon që nuk ka nevojë për prezentim, alamet prezentim mori prej Valonit. Gjithçka nisi me ni ftesë të thjeshtë në LinkedIn edhe pëlqimin që Genci e shprehi për podcast-in.

M’ka pëlqy koncepti i ni trashëgimie të dokumentume, tha ai. Pjesë e të cilës jom edhe unë, vazhdoi, le të munden gjeneratat e reja me u kthy mrapa në kohë përmes këtij podcast-i edhe me pa qysh kanë rrjedhë gjanat.

Genci edhepse nuk dokët, ka lindë në 74-tën. Ka qenë në shkollën fillore “Faik Konica”, ndërsa të mesmen në shkollën “Xhevdet Doda”. Po, në vitin 1992 këtë shkollë e mbyllën forcat serbe duke hy me tenkë në oborr të shkollës, tregon ai. Mbyllja ka ndodhë veç mbas ni proteste 12 orëshe, pas të cilës u detyrunë me u dorëzu mësimdhënës e puntorë administrate edhe n’fund, edhe nxënësit. Ai u detyru me mbaru të mesmen në Zagreb, Kroaci. Ka nisë fakultetin juridik si mënyrë mbijetese në një kohë kur politika e prekte çdo aspekt të jetës. Njerëzit prej të cilëve merrke inspirim në atë kohë ishin Bajram Kelmendi, Gani Tigani, Gazmend Zajmi e të tjerë. Këta ai i kishte njoftë edhe prej rrethit familjarë. Përreth tyne u rrit.

Merakli i aktivizmit

Në 1997 Genci ishte pjesë e protestave studentore bashkë me Albin Kurtin. Prej së cilës dulë jo pa pasoja. Pas këtyne përpjekjeve, vazhdoi studimet për biznes në Universitetin “Westminster” në Londër. Kthehet në Kosovë në vitin 2000 edhe e krijon agjencinë e parë të marketingut në vend, bashkë me vllaun Luanin edhe Ilir Grabcin.

A e din çka kanë të përbashkët Zero Pozitive edhe 3GO?

Të dyjat ja kanë nisë me kojshillëk. Mbasi që Zero i kish zyret përballë Hotelit Grand, Grandi u bo klienti i parë i tyne. Po qysh ka ardhë deri te ky bashkëpunim është anekdotë në veti! Dëgjoje Gencin tu e tregu…

Sllogani i parë

Njona prej çudive ma të mëdha të Zero Pozitive, si kompania e parë e margetingut në Kosovë, ka qenë sllogani i parë i tyne.

A mundesh me paramendu qysh ka mujtë me qenë? Hajde…

Mujmë me pritë tan ditën, po mendja s’ta merr! A je gati?

“Grand Hoteli gjendet përballë neve”🤯

Pse? Qëllimi ka qenë me i shti njerztë me folë, me thonë: kush janë kta që thojnë k’shtu?!

Pika Zero

Qysh me t’drejtë e përmend Valoni, neve në Kosovë edhe ditët e sotme po na nalet rryma. Paramendoje tash në vitin 2000! Qysh i shkon mendja dikujt me qelë kompani reklamimi në ni vend pa internet, bile edhe shpeshherë edhe pa rrymë?!

K’tu, Genci e përmend ni fenomen që më është dashtë me Google. Po u qujke “Country of origin”. Të rijtë që u kthjeshin prej vendeve tjera mendojshin se për çka me e qitë Kosovën në hartë, pra çka ka me qenë qaj efekti “country of origin”. Jon nisë prej çka kanë ditë vet. Ndër të tjera ka qenë me shkrujtë, me fotografu edhe me prezentu.

E përveç këtyne, rol kyç ka pasë këmbëngulja në emër të mbijetesës. Mirëpo, për çka prezenton te klienti duhesh me pase njohuri, e specifikon Genci. Kurgjo nuk vlen pa substancë.

Melmesa e fundit në recetën e suksesit të Gencit është guximi. Ndër historitë ma interesante të këtij tregimi është qysh ai “ka hi dorëzon”, qysh thotë populli. Pra, ka rreziku me humbë banesën e tij në qendër të Prishtinës me premtimin e trefishimit të shitjeve për Devolli Corporation.

Prej Zero e nalt

Me marrjen e françizës nga Publicis Groupe në vitin 2006, Zero ngjitë majat. Vetëm disa ndër klientët e tyne ishin: Toyota, Mercedes, Nestlé, L’Oreal, Palmolive, Krka, Podravka, Argeta. Numri i klientëve kapërcejke 300-shin. Përmbi 8000 promocione, më shumë se 700 reklama, dokumentarë e identitete korporate.

Genci e thekson punën kreative që është bo për reklamat e qumshtit Vita. Kjo për shkak të buxhetit të mirëfilltë dhe shftytëzimit artistik të tij. Për herë të parë shfrytëzoheshin fytyra publike e animacione për reklama.

Sfidat e biznesit

Edhe pse Zero i bën 22 vjet që ekziston e vepron, gjatë kësaj kohe ka ndërru zyre 12 herë. Fakt interesant: Zero dikur ka qenë në Ulpianë ku ndodhet tash Shkolla Dixhitale. E për historinë e Shkollës Dixhitale mundesh me dëgju vetë bashkëthemeluesen këtu!👇

3GO me Hana Qerimin

Përveç ndryshimit të infrastrukturës fizike, problem akut është edhe ai i stafit, sipas Gencit. Sidomos trajnimit të tij, tu e konsideru mungesën e shkollimit adekuat për marketing, e cila është prezente edhe sot.

Përveç parashtrimit të problemeve, Genci ka mendu edhe qysh me i zgjidhë ato. Njona prej tyne është konceptimi i një akademie të mirëfilltë margetingu në Kosovë të quajtun Zero Pozitive Marketing Academy (domethanë te na e dëgjutë ma s’pari!). Kjo akademi mendohet me u çelë ma së largu në 2024-tën. Këtë iniciativë e mbështetë prapavija e Gencit si profesor në Universitetin amerikan në Kosovë. Ai përcolli gjeneratën e parë të studentëve aty dhe dallon studentët e vet, sidomos Drejtoreshën e marketingut në Raiffeisen Bank Antigona Limani edhe Drejtoreshën e burimeve njerëzore në IPKO Arta Koka.

Zero numëron mbi 400 kolegë përgjatë ekzistencës së vet, prej të cilëve janë hapë mbi 15 agjenci. Vetëm disa ndër njerëzit që dallon përveç Antigonës dhe Artës, janë Driton Avdyli, Bujar Kabashi, Ylber Cërvadiku, Ivona Morina, Genc Dobroshi, Fjolla Krasniqi e Fjolla Nishlija.

Çka kish nd’rru Genc Meraku?

Genci numëron dy pishmane këtë podcast. Kish pasë qef me u marë me shëndet ma seriozisht edhe ma herët edhe mos me u pasë përfshi në politikë. Ai e sheh si të padrejtë të njihet si politikan, krahasu me jetën e tij shumëvjeçare profesionale në marketing.

Ta lojmë omël

Është e udhës me e mbyllë me frymë pozitive këtë muhabet.

Çka po bën Genci këto ditë?

Puna e madhe po vazhdon. Disa prej projekteve të mëdha të ardhshme janë ai me Gjirafa edhe Vlora International Airport, ndërsa një aktual është Metdaan Pozitive. Zero edhe Metdaan po bashkëpunojnë për me kriju video origjinale për rrjete sociale, si konkurent i fuqishëm në botë. Bile, ma i shikumi në vitin 2021!

Zero ka me hapë zyre në çdo qytet të Kosovës, Maqedoni e Gjermani.

3 P-jat e Genc Meraku-t

Me tri fjalë i përmbledhë Genci këshillat që don me ua jepë të tjerëve:

Punë

Përparim/përmirësim edhe

Planifikim.

Nëse i bon çdo ditë, imagjinoje ndryshimin për 365 ditë!

Dëgjoje edhe në Spotify!

 

 

 

 

Shpërndaje në